Tabaku kritikon Autoritetin e konkurrencës: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët

Tabaku kritikon Autoritetin e konkurrencës: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët

Pas raportimit në Kuvend të Autoritetit të Konkurrencës, deputetja demokrate Tabaku, ka kritikuar sjelljen e këtij institucioni që nuk mbron shqiptarët nga monopolet dhe oligopolet por i promovon ato.

Deputetja demokrate njëkohësisht dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, iu drejtua shqiptarëve duke i pyetur se kush është arsye që paguajnë më shumë për celularët, ushqimet dhe siguracionet? Sipas saj e gjithë kjo vjen sepse qeveria nuk bën detyrën e saj dhe se Autoriteti i Konkurencës ka rreshtur së kryeri punën.

Situata në tregjet e kapura dhe në sektorët më të rëndësishëm është kthyer sot në kosto, jo vetëm për tryezat e shqiptarëve, por njëkohësisht dhe për çmimet në sektorët më të rëndësishëm, u shpreh Tabaku në videomesazhin e postuar në rrjetet e saj sociale. 

“Konsumatorët shqiptarë janë duke paguar çmime më të larta, po rripen në supermarkete, në sigurime, në telefoninë celulare dhe nuk po e marrin shërbimin.” 

Më poshtë mesazhi i plotë i deputetes Tabaku:

Detyra e çdo institucioni të pavarur, duke përfshirë dhe Autoritetin e Konkurrencës, është mbrojtja e konsumatorit. Së pari, duke ofruar çmimet më të ulta në treg dhe duke siguruar konkurrencë që kjo të ndodh. Së dyti, duke u kujdesur që ne kemi produkte me cilësi. Por si realizohet kjo? Duke pasur tregje me konkurencë, duke lejuar që në tregjet kryesore të mos ketë 2 ose 3 kompani siç ndodh, duke ndaluar marrëveshjet për çmimet. A po realizohet kjo? A po e kryen Autoriteti i Konkurrencës funksionin e tij? Sot nga produktet e shportës që na vijnë ne tryezë e deri tek shërbimet tjera që lidhin me sigurimet, telefoninë celulare, me karburantet ne kemi çmime më të larta. Sepse Autoriteti i Konkurrencës dhe konkurrenca në tregje nuk është e siguruar, sepse kompanitë bëjnë marrëveshje dhe nuk është askush aty për të mbrojtur konsumatorin. Situata në tregjet e kapura dhe në sektorët më të rëndësishëm është kthyer sot në kosto, jo vetëm për tryezat e shqiptarëve, por njëkohësisht dhe për çmimet në sektorët më të rëndësishëm. Po nëse Autoriteti i Konkurrencës dhe çdo institucion tjetër i pavarur nuk janë atje për të mbrojtur interesin e konsumatorit, për çfarë ekzistojnë ato? Sot konsumatorët shqiptarë janë duke paguar çmime më të larta, po rripen në supermarkete, në sigurime, në telefoninë celulare dhe nuk po e marrin shërbimin. Kjo është sfida që i bëra atij institucioni dhe mbeti pa përgjigjje!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fred: 20/07/2024 11:45

    Fiks fare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar