Arrestohet në Durrës ‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë tentoi t'i ikte policisë! Në kërkim bashkëpunëtori

Durres- Armando Sulejmani, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura, informoi sot policia e Durrësit.

Një informacion i mbërritur në polici për një shtetas që qarkullonte me automjete të vjedhura që mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale vuri në lëvizje forcat e posaçme Shqiponja dhe efektivët e Durrësit.

Në Spitallë policia i ka bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtues 48 vjeçarin e njohur me nofkën “Çipuri’ por ky “nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi’ informoi sot policia.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave blu vunë në pranga Armando Sulejmanin i dënuar më parë për vrasje.

Pas verifikimeve rezultoi se targat e makinës Benz me të cilin po lëvizte Sulejmani i përkisinin një “Land Rover”, i vjedhur në nëntor të 2023 në Tiranë mëson shqiptarja.com.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti’ informoi policia ndërsa vuri në dispozicion dhe video nga arrestimi i 48 vjeçarit.   

Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”. Operacioni u kodua “Zëvendësimi’ dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë. Dosja i kalon për hetim Prokurorisë së Durrësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
'Çipuri' po lëvizte me makinë me targat e 'Land Rover'-it të vjedhur në Tiranë! Shikoni videon

Tirane- Armando Sulejmani po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura kur në Spitallë të Durrësit i kanë vënë prangat. Policia publikoi pamjet e arrestimit të ‘Çipurit’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë i cili më parë ka qenë i dënuar për vrasje.

48 vjeçari ka qenë në timon kur policia i ka bërë thirrje të ndalojë por ai nuk ka pranuar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Po kush është 'Çipuri'?
Armando Sulejmani
njihet si ish anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë, një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë vitit 1997, kur sundonte anarkia. Pjesë e bandës, herët ai dhe anëtarët e tjerë u akuzuan për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie. Nën drejtimin e Gazmir Brakës ishte në luftë me bandën e Çoles në Vlorë. “Çipuri”, ishte shpallur në kërkim më herët, megjithatë, ai kishte gjetur, forma për të qarkulluar i maskuar në qytete të ndryshme të vendit.  

Në 17 shkurt të vitit 2019, ai u plagos në një atentat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Në atë ngjarje  mbetën të vrarë kunati i Çipurit, Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani.  Të tre ndodheshin në një automjet, kur u qelluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet.

Në atë kohë policia konfirmoi se objektiv i atentatit ishte pikërisht Sulejmani dhe  se kishte lidhje me një histori hakmarrjeje nisur vite më parë. Sulejmani sapo kishte dalë nga burgu dhe ishte përfolur për sulmin ndaj Ferdinand Llanajt, pjestar i fisit që njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. 
Në 2002 Sulejmani, apo Çipuri, u dënua me 20 vite burg për vrasje.  Në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anija: 23/02/2024 10:52

    Ore cuna per kuriozitet cfare kuptimi ka fjala Cipur?

    Përgjigju
  • FAKTE.AL: 23/02/2024 10:28

    Cipuri i ka rezistuar kohes, respekte

    Përgjigju
  • xXx: 23/02/2024 08:08

    Ore po ky ketij shokut qe i ka dhene makinen ka dashur t'i bej ndonje nder qe i ka vene targa te vjedhura?!!!

    Përgjigju
  • Tigi: 23/02/2024 02:13

    Po meruni me punet tuaja e vetmja faqe qe komentohwt per ngjarjet qe ndodhin ne vlore nga disa lepuj e spiuna qe llapin

    Përgjigju
  • Tigri: 23/02/2024 02:10

    Sa spiuna e minje pusetash paska pa e vetmja faqe dhe per ceo ngjarjw ne vlore,qe ka ca bastard qe nuk shofin punet e Tyre po mundohen si te komfliktojn e ngatrojn njerzit.

    Përgjigju
  • Mane: 23/02/2024 00:03

    O cipur t piu e zeza t internuan na vlora t cuan n dures hajdut kasetofonash

    Përgjigju
    • Une: 23/02/2024 13:57

      I ardhsh anash

  • Buzeli: 22/02/2024 22:04

    Ujku qimen e nderron po zakonin se harron..,.,

    Përgjigju
  • Polic #: 22/02/2024 21:27

    O shtet!! Po blini 20 kamera që lexojnë targat se një pëllëmbë vend jemi dhe të eliminohet kjo dukuri se nuk po dimë afër kujt udhëtojmë. Nuk është siguri kjo që keni ndërtuar! Nuk ruhen rrugët e makinat me policë!!

    Përgjigju
  • Asdfg: 22/02/2024 14:31

    U dorzua vet nga frika, miushi i vogel

    Përgjigju
  • Vlora: 22/02/2024 14:27

    Çipuri ka qenë në makinë me Altin Ollonin, kanë gjithë ato ditë që rrijnë në Spitallë bashkë.

    Përgjigju
    • Vlora: 24/02/2024 02:32

      @Tigri ti deri sa e permend vete dukesh qe je krye spiun o llum.

    • Tigri: 23/02/2024 20:55

      Ndro emrin o barbon 1200

  • Tozo: 22/02/2024 14:16

    Moren kum çamet nardi u arrestua ky u arrestua le t dali te luftoj doqja me mullinjt e eres..fundin e didit do ken kta

    Përgjigju
    • E Verteta eshte kjo: 24/02/2024 09:02

      @Vlora nuk eshte evgjit leonardi,mos degjo ca thote tik toku se sja kan haberin

    • Vlora: 23/02/2024 15:53

      @E Verteta Eshte Kjo po cna duhet Leonard Duka ne ate se pjerdh njeri fare ne Vlore, po cfare eshte evgjit?

    • E Verteta Eshte Kjo: 23/02/2024 10:40

      Leonard Duka nuk eshte cam, eshte nga Shengjergji i Tiranes

    • Meti: 23/02/2024 10:20

      Kokuqi eshte me i forti sot per sot ne vlore. Me mjellin e gjermanit ben beduvane e partizaneve

    • Bosi: 22/02/2024 23:24

      Barba,kokuqi,cunat e oslos dhe selenica jan kunder buzderrit cipurit dhe doqes kjo esht e gjith lufta ne vlor qe ka vite qe nuk dihet sa te vrar e te zhdukur ka nga kjo luft gladiatoresh

    • Vlora: 22/02/2024 22:11

      @Verri nuk thotë për Leonard Dukën ai se nuk e njeh njeri fare në Vlorë as egziston fare ai, po thotë për Nardi Kokëkuqin nga Pusi i Mezinit në Vlorë.

    • Kushuriri: 22/02/2024 22:06

      E ka per nardin na pusmezini o verro

    • Verri: 22/02/2024 20:12

      Leonard Duka nuk esht cam sa per dijeni

  • Ky esht i rrezikshem: 22/02/2024 13:50

    E paskan zan me makin pune gadi per atentat

    Përgjigju
  • Gripi: 22/02/2024 12:43

    Helmojeni ne Burg Lete kerme te '97 qe mio bije rehat. E kapet do e lesioni prape si gjithmone che serish do kete masakra me protagonista kete pis. Jepini find qe art che do ju falenderoje Volta She Dieresi bashke.

    Përgjigju
  • Popo: 22/02/2024 12:25

    Do jet dorzuar vet ka shum mundesi u ka tben hajdeni me kapni te meret buzederri me keta te rri cs koh i qet dhr mos na dhpallin ne kerkim per cdo nje vje tjeter keta camet shum te lodhur po jan mesuar gjithmon me intriga tani qe perballen direkt

    Përgjigju
    • Cami fr: 28/02/2024 23:19

      Su ngopet me letra posht deres ter kohen ju o tënja..sa per camet ta tha ky shoku secili perfaqson veta ashtu si ti e kta rrënjat e tjer si puna jote..Hajd bujrum njer provoje njer camin ti lango pazari

    • Asdfg: 22/02/2024 14:40

      Cam trima dilni nga vrima...miushi vockel

    • Tiktak: 22/02/2024 13:08

      Çamet Jan te provuar shoku kopetent pastaj cipuri sperfaqson gjith camet ke doqen pershembull qe u drifted Kembet to be nga ai Respekt per ate djal Po I flisni trurit dhe I lini Robt Ne pun e veta

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dibër/ Reshje të lehta dëbore në rrugët e qytetit (VIDEO)

Dibër/ Reshje të lehta dëbore në rrugët e qytetit (VIDEO)