Komisioni Antikorrupsion, PD: Kërcënim për SPAK, SHBA dhe BE konfirmuan se duhet mbështetur pa rezerva

 Komisioni Antikorrupsion, PD: Kërcënim për SPAK, SHBA dhe BE konfirmuan se duhet mbështetur pa rezerva

Komisioni antikorrupsion, nga PD është cilësuar si i pakuptimtë i njëanshëm dhe një kërcënim për institucionet e drejtësisë dhe SPAK.

Përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, PD thotë rezoluta kaloi në votimin në Parlament pa u konsultuar më parë me opozitën.

“Siç ishte e kuptueshme nisma e PS për “reforma anti-korrupsiion” është e pakuptimtë, e nxituar dhe e njëanshme! Partia Demokratike u shpreh qartë se rezoluta Anti-Korrupsion përmban qëllime të dyshimta, të paqarta dhe fatkeqësisht kërcënuese për institucionet e drejtësisë. Siç dëshmojnë qëndrimet kundërshtuese ndaj SPAK të kryeministrit, nuk ekzistojnë kushtet dhe arsyet  për një rezolutë të sjellë nxitimthi për votim në Kuvendin e Shqipërisë, pa u konsultuar paraprakisht me opozitën! Reformat që kërkojnë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nuk mund të kryhen pa konsensus dhe aq më tepër në kundërshtim me perceptimin publik që e mbështet punën e SPAK në shumicë dërrmuese sipas të gjitha sondazheve. Qëndrimi i sotëm i partnerëve ndërkombëtarë konfirmon se e vetmja rrugë është konsolidimi dhe mbështetja pa rezerva ndaj SPAK!”, shkruan ai.

Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Europian kanë këmbëngulur sot në nevojën e gjithëpërfshirjes sa i takon komisionit antikorrupsion si edhe mbëshetje për institucionet e drejtësisë. Shumica parlamentare të enjten (30 maj) me 74 vota pro votoi ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, i cili ndër funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.  Në komision pjesëmarrëse do të jetë dhe qeveria, ndërsa në punën e komisionit, parashikohet të përfshihen edhe ndërkombëtarët. I njohur ndryshe edhe si komisioni “antikorrupsion”, ai është rezultat i një rezolute të propozuar nga mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe i kundërshtuar deri më tani nga opozita.

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë