Komisioni 'Antikorrupsion', Xhafaj: Kemi gati draftin, konsolidim reformës në drejtësi

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion e ka gati draftin mbi të cilin do të punohet për një prej komponentëve më të rëndësishëm siç është “Konsolidimi i reformës në Drejtësi”. Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj tha se dokumenti do të konsultohet edhe me ekspertë shqiptarë e të huaj dhe më institucione ndërkombëtare.

 Lidhur me Konsolidimi i reformës në drejtësi”. Kemi përcaktuar se një draft concept do të konsultohet me grupin e ekspertëve të institucuoneve  dhe me misionet ndërkombëtare që mbështesin sistemin e drejtësisë. Drafti procesin për analizën e komponentit 3, Shtylla III “Konsolidimi i reformës në drejtësi”, Shtylla e tretë është përmbyllur dhe konsultuar edhe me ekspertizën ndërkombëtare. Ruan të njëjtën linjë me progress raportet e miratuara në progress raportet e BE-së dhe po e sjellim këtu per miratim.  Kryerja e këtij procesi është e domosdoshme për të relfektuar rekomandimet në progress raportet për Shqipërinë.

Janë 41 masa në udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës dhe 59 masa që përcaktojnë rolin e kuvendin në udhërrëfyesin e funksionimit të instutcioneve demorkatike.  E dyta kuvendi e ka të domosdoshme, që të kryejë kontrollin post-legjilativ. E treta, vete institucionte e drejtësisë kanë paraqitur nga 2022 e deri më tani kanë paraqitur propozime për ndryshime ligjore, janë rreth 140 amendamete të propozuara, përfshirë edhe ndryshime kushtetuese.

Xhafaj theksoi se Kuvendi duhet të vazhdojë procesin, pasi duhen reflektuar rekomandimet e dhëna nga progres-raportet e Bashkimit Europian.

“Janë rreth 41 masa të përcaktuara në udhërrëfyesin për shtetin e së drejtës dhe 59 masa që përcaktojnë rolin e Kuvendit në udhërrëfyesin e funksionimit të institucioneve demokratike. Kuvendi e ka të domosdoshme të kryejë kontrollin post legjislativ. Po ashtu vetë institucionet e drejtësisë kanë paraqitur pranë Kuvendit një sërë propozimesh për ndryshime ligjore. Janë rreth 140 amendamente të propozuara prej tyre për ndryshime në kuadrin ligjor përkatës përfshi edhe ndryshime kushtetuese. Janë këto 3 arsye të forta që imponojnë një proces të tillë që kanë të domosdoshëm një analizë si dhe konsultim të gjerë mbi ndryshimet e mundshme. Ndaj komisioni duhet të ngrejë një grup pune me ekspertë vendas dhe ndërkombëtar”, tha Xhafaj

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 17/12/2024 15:17

    SPAK-u ka bere dicka por,vlera e tyre behet zero kur gjykatat e hedhin poshte cdo arritje.Lirimi i Saliut,apo kthimi nga sekuestro i viles te znj.Fatime nendoj se nuk jane shenje e mire.Pas kesaj do te thosha se pandeshkueshmeria vazhdon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian