Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet KM të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Cassa Depositi e Prestiti S. P. A., për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studim të ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës””.
I pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishte zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli, si edhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe të Ekonomisë. Relatori i projektligjit, z. Arben Pëllumbi bëri një prezantim të nismës ligjore duke u shprehur se shuma totale e kredisë është 2.1 milion euro, me një kohëzgjatje 26 vjet, periudha pa pagesë principate është 16 vjet duke filluar nga data e disbursimit.
Norma e interesit është 0% në vit. “Norma e kredisë ndahet në dy komponent. Komponenti i parë, janë akorduar 1950000 euro me qëllim financimin e tre studimeve të fizibilitetit, hartimin dhe planifikimin në nivel përfundimtar dhe studimin e ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës”, u shpreh z. Pëllumbi.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com