Europa është rinisur por me frena të tërhequra sepse një valë e dytë infeksioni duket vërtet e pashmangshme. Covid-19 pritet të rikthehet përsëri pas stinës së verës.
Bazuar në studimet nga pandemitë e mëparshme, ekspertët janë pothuajse të sigurt se virusi do të kthehet përsëri. Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian daklaroi nga Brukseli se "Shtetet Anëtare të BE duhet të përgatiten për një valë të dytë të mundshme të infeksioneve, dhe të përmirësojnë sistemet ekzistuese të diagnostikimin dhe gjurmueshmërinë e koronavirusit".
Në Gjermani, autoritetet kanë vendosur një kufi prej 50 infeksionesh të reja në javë për 100,000 banorë përpara se të rivendosin masat e izolimit dhe bllokimit.
Sipas komunitetit shkencor gjerman, për të përballuar më mirë fazën 2, secili vend duhet të ketë vende të mjaftueshme të kujdesit intensiv për pacientët e mundshëm Covid, duke llogaritur paraprakisht atë pjesë të popullatës të prekur nga patologjitë e mëparshme.
Për ekspertët, vala e dytë e pandemisë nuk është çështje nëse, por thjesht se kur dhe për këtë arsye alarmi mbetet. Për Dr. Klaus Cichutek nga Paul-Ehrlich-Institut,
"Qeveritë janë të vetëdijshme që vala e dytë do të ndodhë dhe se ata duhet të mbajnë nën kontroll shkallën e infeksionit dhe të ri-vendosin kufizime dhe mbyllje të reja, kur ka një rritje të konsiderueshme të rasteve. Skenari i pritshëm nuk na lejon të qetësohemi pasi koronavirusi nuk do zhduket, pa vaksinën nuk është e mundur".