Komisioni Europian jep sot mendimin, Ukraina mëson a do të jetë kandidate për t’u anëtarësuar në BE

Komisioni Europian jep sot mendimin, Ukraina mëson a do të jetë kandidate për t’u anëtarësuar në BE

Komisioni Evropian pritet që të japë sot mendimin për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat, për anëtarësim në BE. Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë evropianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e  Rusisë.

Agjencia gjermane e lajmeve, Dpa, duke cituar burime brenda Komisionit, tha se trupi ekzekutiv i BE-së duket se është në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Takimi do të kryesohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.  Mendimi i Komisionit do të shërbejë si bazë për diskutim në samitin e BE-së që do të mbahet javën e ardhshme – më 23 dhe 24 qershor – ku liderët pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën, por duke vendosur kushte të rrepta, që do të mund të zgjasë me vite apo dekada anëtarësimin e shtetit në BE.

Zelensky ka dorëzuar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.

Edhe nëse marrin statusin e shtetit kandidat, si Ukraina ashtu edhe Moldavia do të përballen me sfidën e procesit e anëtarësimit, që mund të marrë vite. Në rastin e Ukrainës, fokusi do të jetë në promovimin e një qeverisjeje të mirë, sundimit të ligjit dhe masave për të luftuar korrupsionin.


Lajmi kryesor:

Komisioni Evropian mbështet statusin kandidatit për Ukrainës! Putin: Epoka e botës së dominuar nga SHBA-ja ka përfunduar


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!