Komisioni Europian përgatitet për zgjedhje, kush janë pretendentët për të marrë postin e presidentit

Komisioni Europian përgatitet për zgjedhje, kush janë pretendentët për të marrë postin e presidentit

Foto ilustruese

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për zgjedhjet për Evropën. Megjithëse është shumë herët për të folur: cilët janë kandidatët për postin e Presidentit të Komisionit Evropian?

Manfred Weber: I përshtaturi

Njeriu i CSU-së i takon krahut të moderuar, gjithsesi atij me qëndrim miqësor ndaj Evropës të partisë së tij. Prej vitit 2004 ndodhet ai në Parlamentin Evropian dhe që prej katër vjetësh është kryetar i grupit më të madh parlamentar, i Partisë Popullore Evropiane. Atje ai ka shërbyer para së gjithash si organizator në prapaskenë, i cili është në gjendje të organizojë shumica. Për këtë shkak, një sërë partish anëtare kanë premtuar se do ta mbështesin.

Ajo që e dëmton Weberin është se për vite të tëra ai i ka ofruar mbrojtje në grupin e tij parlamentar partisë Fidesz të antidemokratit praktikues Viktor Orban. Vetëm që kur paraqiti kandidaturën, Ëeberi është distancuar prej tij.

Veç kësaj bavarezit i mungon forca tërheqëse. Anglishten që flet ai mund ta quash me vështirësi mesatare dhe kozmopolitizmi nuk është ana e fortë e tij. Para së gjithash Ëeberin i mungon çdo përvojë qeverisjeje. Me sloganin e tij për zgjedhjet “T’ua kthejmë Evropën njerëzve” ai do ta ketë të vështirë të tërheqë masat që të mblidhen në sheshet e tregjeve në vendet fqinje.

Alexander Stubb: Përtëritësi

Finlandezi që lë përshtypjen e një djali të ri është si të thuash e kundërta e Ëeberit. Ai e nisi si eurodeputet, mbajti pastaj poste të ndryshme ministrore në Helsinki dhe ishte për një kohë të shkurtër kryeministër i vendit të tij. Ai ka studiuar në shkollën me emër të Londrës LSE dhe bën pjesë më tepër të tipat e “elitës globale”. Krahas anglishtes perfekte ai flet mirë frëngjisht dhe tani po bën një turne me shtypin në BE. Bën pjesë në krahun liberal të partisë së tij konservatore të atdheut. Me sloganin e tij “Next Generation Europe” ai mund të tërheqë shumë vëmendje. Revolucionin digjital, ndryshimin e klimës dhe pajtimin social ai i ka në qendër të fushatës së tij dhe përfaqëson ndryshimin e brezave, me të cilin ai synon ta rigjallërojë BE.

Frans Timmermans: Luftëtari

Nga socialdemokratët kandidon zëvendëspresidenti i BE Frans Timmermans. Holandezi bir i një diplomati flet rrjedhshëm pesë gjuhë dhe ka përvojë të madhe në parketet diplomatike. Ai ka qenë ndër të tjera ministër i Jashtëm i Holandës. Pozicionet e tij ai mund t’i mbrojë në çdo podium diskutimi dhe në çdo studio televizive të Evropës.

Kohët e fundit, Timmermansi zhvilloi para së gjithash konfliktin me Poloninë për shkak të problemeve me shtetin juridik, duke treguar papërkulshmëri të madhe. Ai është një luftëtar pararojë i bindur për vlerat e BE dhe një evropian pasionant.

Margrethe Vestager: E civilizuara

Komisarja daneze për Konkurencën konsiderohet deri tani jozyrtarisht si kandidatja kryesore e liberalëe evropianë. Ajo është e re dhe energjike dhe nuk ka frikë që të matet me koncernet e mëdha të kësaj bote, që nga Google tek Facebook. Në atdheun e saj ajo ka qenë kryetare partie dhe ka mbajtur disa poste ministrore. Ajo do të ishte padyshim mobilizuese në fushatën elektorale evropiane, sepse thuajse askush nuk i përcjell në mënyrë kaq të besueshme dhe të afërta për njerëzit mesazhet sa danezja.

Matteo Salvini: Shkatërruesi

Ekstremisti i djathtë italian sapo u propozua nga AfD gjermane si kandidat i përshtatshëm kryesor për populistët e djathtë të Evropës. Salvini do të mendohet ende nëse do të kandidojë vërtet për Komisionin e BE. Javën e kaluar, shefi i Legas u takua me Marine le Pen e Front National dhe të dy i deklaruan kryetarët e qeverive të BE si “armiq të Evropës”. Marrë nga DW/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 21/10/2018 14:53

    Shpresojme Salvini, se te tjeret jane te gjithe pa perjashtim armiqte e europes Zionist puppets

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen