Komisioni Europian vlerësim pozitiv për rezultatet e arritura nga Shqipëria kundër krimit dhe drogës

Komisioni Europian vlerësim pozitiv për rezultatet e arritura nga Shqipëria kundër krimit dhe drogës

Ditën e sotme një delegacion i Ministrisë së Brendshme ka raportuar pranë Komisionit Europian ecuritë e Shqipërisë në ecurinë e 5 prioriteteve, që BE-ja i ka vendosur Shqipërisë në procesin e integrimit. Në një njoftim në faqen zyrtare të Facebook-ut, Ministria e Bredndshme njofton se çështjet e trajtuara ishin progresi dhe rezultatet e Policisë së Shtetit dhe agjencive ligj zbatuese shqiptare në fushën kundër krimit të organizuar, masat për migracionin e paligjshëm, ecuria e procesit të Vetting-ut në Polici, si dhe plani i masave kundër terrorizmit.

Ministria e Brendshme vijon me deklaratën duke thënë se përfaqësuesit e Komisionit Europian shprehën vlerësim pozitiv dhe përgëzuan rezultatet e arritura nga Shqipëria për vitin 2018 në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit si dhe operacionet e zhvilluara. Në delegacionin e Shqipërisë në Komisionin Europian morën pjesë zëvendësministrat e Brendshëm, Julian Hodaj, Romina Kuko, Rovena Voda dhe Besfort Lamallari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja