Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk do të përkulet kundrejt kërcënimeve të Italisë mbi emigrantët.

Këtë të premte që shkoi Komisioni dërgoi deklaratën, ku u shpreh se do të ndjekë rregullat që qeverisin emigracionin për shpërndarjen e emigrantëve të izoluar në një anije në Sicili.

Gjetja e një zgjidhjeje për emigrantët në bord është prioriteti ynë kryesor. Ky është fokuesi ynë dhe këtu duhet të përqendrohen të gjithë.

U shprehë zëdhënësi i Komisionit Alexander Winterstein në një konferencë shtypi.

Ne gjithashtu besojmë se komentet jo-konstruktive, e lëre më kërcënimet, nuk janë të dobishme dhe nuk do të na afrojnë pranë një zgjidhje. Bashkimi Evropian është një bashkësi e rregullash dhe vepron në bazë të rregullave, jo kërcënimeve.  

                                      Komisionit Alexander Winterstein

Mirëpo Zëvendëskryeministri italian ka deklaruar se partia e tij do të votojë për pezullimin e fondeve për në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm nëse shtetet e tjera anëtare nuk pranojnë të marrin një pjesë të emigrantëve që mbahen në një anije roje bregdetare në Sicili.