Komisioni Evropian do të mblidhet sot për të diskutuar çështje si lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, prokurimin publik dhe politikës së konkurrencës, në kuadër të dialogut të stabilizim-asocimit. 

Takimi sektorial mbi tregun e brendshëm dhe të konkursit do të jetë një takim i mbyllur pune, por për mediat do të ketë një njoftim për shtyp. 

Ky dialog është korniza e Komisionit Evropian me administratën e Kosovës, që rregullisht diskutohen çështjet teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane. 
Takimet e tilla japin kontribut të drejtpërdrejtë në studimin e fizibilitetit. 
/rg/shqiptarja.com/