Komisioni Evropian miraton strategjinë e vaksinimit kundër COVID-19

Komisioni Evropian ka miratuar strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër COVID-19,  ndërkohë që vendet janë ende në pritje të një vaksine e cila do të marrë lejen e përdorimit nga autoritetet.

Me këtë strategji, Komisioni Evropian synon koordinim të plotë në procesin e vaksinimit, qoftë në kohën e zbatimit, përfshirjen e të gjitha grupeve me prioritet dhe  posedimin e sasive të njëjta të vaksinave në varësi të numrit të banorëve.

Komisioni Evropian kërkon nga shtetet anëtare që të përgatisin stafin e duhur profesional, mjetet e transportit për vaksinat me pajisje dhe kushte specifike. Gjithashtu u kërkohet shteteve anëtare një fushatë informimi për qytetarët,  për dobitë dhe rreziqet eventuale të vaksinës, për të shtuar besimin e qytetarëve.

Sipas këtij plani, prioritet në vaksinim në fillim do të duhet të kenë punëtorët në sistemin e shëndetësor dhe  personat mbi moshën 60 vjeçare, ata që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe ata për të cilët gjatë punës së tyre është e pamundur ruajtja e distancimit fizik.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, thekson se siguri i një vaksine të sigurte është qëllimi i të gjithëve.

“Një vaksinë e sigurt dhe efektive është qëllimi ynë për të mposhtur koronavirusin dhe për t’u kthyer në jetën normale. Ne kemi punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje me kompanitë farmaceutike dhe për të siguruar dozat e nevojshme. Tani, ne duhet të sigurohemi që sapo të gjendet një vaksinë, ne jemi plotësisht të përgatitur për ta shpërndarë atë. ”

Komisionerja e BE-së për Shëndetësi, Stella Kyriakides,  tha se vaksina nuk do të sjell me automatizëm zgjidhjen e tërësishme të problemit, por gjithsesi, do të ndihmojë në kthimin e jetës në normalitet për qytetarët. Ajo ka thënë nuk do të bëhet asnjë kompromis me shëndetin e qytetarëve .

Komisioni Evropian pret që edhe vendet e rajonit të Ballkanit të ndjekin strategjinë e ngjashme dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian tashmë ka nënshkruar kontrata për qindra miliona doza vaksinash me disa prodhues potencial të vaksinës në mënyrë që të siguroj sasi të duhura për të gjitha shtetet anëtare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument