Komisioni Evropian nis hetimet ndaj TikTok: Është projektuar që të krijojë varësi

Komisioni Evropian nis hetimet ndaj TikTok: Është projektuar që të krijojë varësi

Komisioni Evropian ka nisur sot hetimet ndaj platformës së rrjeteve sociale 'TikTok' sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, për shkak të shkeljeve të mundshme në disa fusha, duke përfshirë mbrojtjen e fëmijëve.

Akti i Shërbimeve Dixhitale, i cili hyri në fuqi më 17 shkurt për të gjitha platformat që operojnë në BE, është një legjislacion horizontal që rregullon sesi aktorët online duhet të merren me përmbajtje të paligjshme dhe të dëmshme.

Vendimi aktual është rezultat i një hetimi paraprak, bazuar në një raport të vlerësimit të rrezikut nga TikTok dërguar Komisionit në shtator të vitit të kaluar, dhe në Kërkesat formale të institucionit të BE-së për informacion mbi përmbajtjen e paligjshme, mbrojtjen e të miturve dhe aksesin e të dhënave.

Siç theksoi edhe Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton në një postim në X, hetimi aktual do të fokusohet në shkeljen e mundshme të transparencës dhe mbrojtjes së të miturve, dhe brenda kësaj, në dizajnin e varur, kufijtë e kohës së ekranit por edhe ‘risqet që lidhen me faktin se platforma në fjalë është projektuar në një mënyrë që të krijojë varësi’ dhe ‘përmbajtje të dëmshme’.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori