Komisioni Evropian ka paralajmëruar edhe një herë Shqipërinë që të mos prezantojë skemën e saj të pasaportës së artë pasi bie ndesh me legjislacionin e BE dhe përbën rrezik për anëtarësimin e Shqipërisë.
Pavarësisht paralajmërimeve të Komisionit të BE-së, autoritetet në Shqipëri prezantuan ndryshime të reja në ligjin për partneritetin publik-privat (PPP) duke përfshirë në ligj edhe skemën e Pasaportës së Artë, shkruan SchengenVisa.
Në një vendim të marrë më 29 korrik, Qeveria shqiptare i dha jetë një projekti për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Këshilli i Ministrave i hapi rrugën punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare në botë, një kontraktim në formën e koncesionit.
Programi “Qytetaria me Investim” është i pranueshëm në disa vende evropiane por autoritetet në vendet e BE-së shpesh e kanë kritikuar një skemë të tillë pasi shpesh është përfshirë në afera të paligjshme si pastrimi i parave dhe korrupsioni, edhe pse Skemat e Pasaportës së Artë sjellin përfitime të konsiderueshme për sektorin ekonomik.
Në artikullin e publikuar thuhet se disa nga zyrtarët e qeverisë shqiptare kanë hedhur poshtë kritikat e autoriteteve të BE-së duke thënë se synimi i vetëm është që të tërheqin investitorë të huaj dhe të pasur.
Por Brukseli ka një mendim tjetër. Sipas raportit të fundit të progresit të Shqipërisë, të prezantuar vitin e kaluar, thuhet se vendosja e një skeme të tillë përbën rrezik edhe për sigurinë e vendit.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
66.8%
-
Jo
25.6%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1098
Lajme të tjera
-
Borrell: U pezulluan 'pasaportat e arta'! Rama: Nëse Gjykata Europiane vendos kundër, çështje e mbyllur! Mund të anëtarësohemi në BE brenda dekadës
16 Mars, 08:57
-
Varhelyi: Komisioni Europian gati të punojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në BE
14 Shkurt, 18:38
-
Sulm me thikë nga një ekstremist pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
30 Janar, 22:43
-
BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnje Hercegovinën
13 Dhjetor 2022, 13:21
-
Forbes: Ursula von der Leyen, gruaja më e fuqishme në botë për vitin 2022
7 Dhjetor 2022, 17:25
-
PD letër KE-së për ndërtimin e Portit të Durrësit: Shkelet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, nuk po respektohet konkurenca e lirë
19 Nëntor 2022, 11:10
-
Raporti i KE: Rritja ekonomike zbret në 2.6% për 2023, por ekonomia do të rimarrë veten në 2024
15 Nëntor 2022, 08:30
-
Rama: Ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit, progres raporti i BE-së
31 Tetor 2022, 11:24
-
Raporti Komisionit Evropian për Doganat, progres për AEO, menaxhimin e riskut dhe shërbimet online
22 Tetor 2022, 08:49
-
Raporti i Komisionit Evropian ‘bashkon’ opozitën, e lexojnë njësoj! Bumçi: Shqipëria asnjë përparim, të ngrihemi në protestë! Tabaku: Radiografi e gjendjes ku jemi
13 Tetor 2022, 14:34
-
Raporti i Komisionit Evropian/ Varhelyi: Shqipëria ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate! 100% në një linjë me BE për sulmin rus në Ukrainë
12 Tetor 2022, 13:51
-
KE: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë
11 Tetor 2022, 08:55