Komisioni Evropian deklaroi sot se do të miratojë një fond shtesë prej pesë milionë euro për Irakun që po përballet me një krizë të rëndë humanitare, për t'i ardhur në ndihmë popullsive të shpërngulura dhe komuniteteve që po presin refugjatët.
Kjo shumë bën që ndihma në total e Komisionit për Irakun të arrijë 17 milionë euro në vitin 2014.
"Ajo që ne duam, është t'i japim një ndihmë të fuqishme mijëra irakianëve duke përfshirë këtu edhe minoritetet e shpërngulura në malet e Sinjarit", deklaroi sot komisionerja e ngarkuar me Ndihmën Humanitare, Kristalina Georgieva.
Pushtimi i Sinjarit nga Shteti Islamik (SHI), bastion i komunitetit Jazidi, një minoritet jo mysliman, detyroi të largohen rreth 200 mijë civilë sipas OKB-së.
Shumë prej tyre aktualisht kanë mbetur të bllokuar në malet përreth, të kërcënuar nga uria, etja dhe xhihadistët./ATSH/
/Shqiptarja.com