Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla votoi dje në mbledhjen e Komisionit Hetimor kundër propozimit të tij. Pas prezantimit të objektit të hetimit të komisionit hetimor për dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deputeti i PS-së, Taulant Balla bëri propozimin që në objektin e hetimit të futeshin edhe shkresat e ish-ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani për abuzimet që ka bërë ish-drejtori i AKKP, Elvis Çefa, aktualisht nënkryetar i KLD. Këtë propozim të tij nuk e pranuan anëtarët e tjerë të komisionit duke bërë që edhe vetë propozuesi të votonte kundër.
/Shqiptarja.com








