'Komisioni Hetimor për Metën mediokër' Vasili: Duhen zgjedhje! Nuk përjashtohet protesta dhe as marrëveshje

Në pjesën e dytë të emisionit '5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv, ka qenë i ftuar, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. Fokusi në nisjen e sezonit të ri të emisionit ka qenë situata në vend dhe përballja e presidentit Ilir Meta me Komisionin Hetimor, i ngritur për të hetuar nëse kreu i shtetit ka shkelur ose jo Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve.  Në lidhje me këtë Komision Vasili është shprehur se ishte diçka mediokër. Sipas Vasilit sot në vend u legjitimua edhe vendimi i opozitës për djegien e mandateve, me një parlament të cilësuar prej tij si mizerabël. Ndër të tjera Vasili ka thënë se ishte Presidenti që po i merrte në pyetje anëtarët e Komisionit.

I pyetur në lidhje me vazhdimësin e aksionit opozitar, Vasili ka deklarua se në vend duhet të ketë me patjetër zgjedhje dhe se për këtë nuk përjashtohen protestat por  as marrëveshjet e mundshme me mazhorancën. Sipas Vasilit opozita jashtë parlamentit do të vijojë me demaskimet për të dënuarit dhe për shkeljet e bëra nga mazhoranca. Ai ka shtuar se do të ketë Alternativë por edhe një paraqitje se çfarë do tu ofrohet shqiptarëve nëse opozita vjen në pushtet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Zbulohet motivi/ Pse mungoi Basha në 15-vjetorin e LSI

Pak ditë më parë, LSI festoi 15-vjetorin e themelimit të saj. Ajo që ra në sy ishte mungesa e aleatit kryesor të kësaj force politike, kreut të PD-së, Lulzim Basha apo edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë "surprizë" ishte prezenca e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Pyetur për këtë, Vasili sqaroi motivet për të mungesë "të rëndësishme" dhe praninë e Ruçit në këtë ditë/

"Basha nuk erdhi se ishte jashtë shtetit. Nga PD- ja ishte Albana Vokshi dhe Spartak Braho. Ruci ishte prezent në koktej, është i mirë se ardhur, nuk ishte surprizë. Çdo kush e ka pasur derën e hapur në kremtimin e 15-vjetorit të LSI-së", tha Vasili.

Siç është raportuar më hertë, kryedemokrati Basha është ka qenë në ishullin grek Mykonos, nga ku janë publikuar edhe foto teksa ishte në avion.

Ora 22:16
'Duhet të bëhen me patjetër zgjedhje', Vasili tregon si do të vazhdojë aksioni opozitar: Nuk përjashtohen protestat


I ftuar në '5 Pyetje nga Babaramo' ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka dhënë edhe një skemë se si do të vazhdojë aksioni opozitar në vend. Vasili ka thënë se duhet të bëhen me patjetër zgjedhje dhe se kjo duhet të bëhet me çdo mjet përfshirë edhe protestat.

Sipas Vasilit opozita jashtë parlamentit do të vijojë me demaskimet për të dënuarit dhe për shkeljet e bëra nga mazhoranca. Ai ka shtuar se do të ketë Alternativë por edhe një paraqitje se çfarë do tu ofrohet shqiptarëve nëse opozita vjen në pushtet.

"Do vazhdojmë me demaskimet. Reagim civil i pandalshëm. Tjetra Paraqitja para shqiptareve e rrugës se si dalim nga kriza. Janë familje që nuk shtrojnë dot asnjë vakt. Alteranativa. Demaskim. Zgjedhje të reja të parakohshme. Shqiptarët e dinë që do të shkojnë në zgjedhje. Me të gjitha mjetet. Kudo që ta lypi. I kemi organizuar kudo në shi në breshër. Edhe nën presionin e kamerave janë kaq e janë aq. Janë sy pa fjetur dhe në gatishmëri. Janë në 'standby'. Asnjë si ne nuk ka bërë protesta si ne. S'ka patur as nuk ka për të patur me atë lloj fuqie. E demostruam me 30 qershor. Deri ditën e fundit edhe pas 30 qershorit patëm pjesëmarrje. Në këtë vjeshtë ka reagim opozitar. Po i çjerrim maskat kryebashkiakëve. Është baras me një protestë. Ka fuqi të jashtëzakonshme. Denoncimin jashtë vendit tonë. Por ne do ti përballojmë edhe sfidat mediatike. Jemi aty me cdo lloj mënyrë me negociata me protesta me çdo gjë. Nuk ka ofertë nga Rama. Rama thotë zgjedhjet janë në rregull. Opozita në bllok siç e e keni parë. Jemi të lidhur me marrëveshje politike. Shqipëria nuk mban dot më kriza." ka thënë ndër të tjera Petrit Vasili.

Ora 22:14
Vasili merr shembull Putinin në Rusi: Taksa e sheshtë 13% solli sukses, edhe në kohën e Berishës funksioni


Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' ka folur rreth sistemit ekonomik që synon opozita të vendosi në vend nëse arrin të vijë në pushtet. I pyetur rreth taksës së sheshtë Vasili ka marrë si shembull taksën e vendosur nga Vladimir Putin në Rusi.

Sipas Vasilit, Putin vendosi taksën 13 % dhe arriti sukses. Po kështu ai ka thënë se edhe në kohën kur ishte Berisha në pushtet, taksa e sheshtë solli progres.

Babaramo: Ju jeni për taksë të sheshtë ndërsa socialistët në botë janë për atë progresive?

"Taksa progresive është e provuar dhe nuk ka rezultat. Ndërsa taksa e sheshtë është pa mekanizma dhe fut ekonominë në shina. Taksa e sheshtë ul raportin dhe e bën të qartë se ku ndodhen. Po kështu favorizion biznesin e huaj. Taksa e shteshtë 13% në Rusi. Reforma themelore e Vladimir Putinit dhe bëri qartësi mbi raportin biznes shtet. Taksa u bë nga Berisha dhe ishte sukses spektakolar. Taksa progresive nuk kishte asgjë. " ka thënë Vasili.

Ora 22:08
Ironia e Vasilit: Në komision u duk sikur Meta po i merrte deputetët në pyetje, jo e kundërta

Ironik dhe i ashpër ka qenë ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Komisionin Hetimor në qendër të së cilit ishte presidenti Ilir Meta. Ai tha se sot u legjitimua edhe vendimi i opozitës për djegien e mandateve, me një parlament që ai e cilësoi si mediokër dhe mizerabël.

"Presidenti po i merrte në pyetje ata, jo ata presidentit. Veprim me dy anë. Një anë shumë e rëndësishme që tregonte seriozitetin shtetëror, u tregoi qytetarëve që ka një institucion të vetëm që respekton Kushtetutën dhe krahun tjetër një mediokritet dhe mizablitetit politk. Tregoi atë fytyrë që parlamenti nuk duhet të ekzistojë më. Fytyra më e neveritshme e një parlamenti. Rama i ka çuar për t'u tallur, në fund Rama do qeshë me ta. Shfreu skizofreninë kur Meta mbajti një pozicion shumë të qartë. Një inkoherencë kundër parimore e Ilir Metës. Këta janë mazhoranca e tullumbaceve, e dënglave, jo e punës, jo e reflektimit", tha Vasili.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 10/09/2019 08:12

    Buf Pulash je o Vasiliqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave