Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, deputeti i PS ironizon listën e dëshmitarëve: Mungonte Presidenti i SHBA! Edhe i rrëzojmë, nuk mbivendosim hetimin me atë të SPAK

Deputeti socialist Ilir Metaj, njëherazi edhe anëtar i Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka folur në Report Tv mbi punën 4 mujore që pritet të ketë ky komision. Metaj thotë se është e rëndësishme transparenca për publikun dhe shou që po përpiqet të bëjë opozita.

Ndalur në listën e dëshmitarëve që prezantoi dje kryetarja Albana Vokshi, ku mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama, e 5 ministra e ish-ministra, Metaj thotë se ishte një listë tepër e ekzagjeruar. Madje ai ironizon Vokshin duke thënë se mungonte në listë presidenti i SHBA, apo shefi i NATO-s.

“Më çuditi që në listën e paraqitur nga Vokshi, mungon presidenti i SHBA, apo shefi i NAT0-s, i OKB. Është një listë tepër e ekzagjeruar, ne do kemi rolin tonë në miratimin e listës. Rëndësi ka transparenca e fakteve për publikun, se shou politik që mund të kenë për qëllim anëtarët e opozitës”, tha Metaj.

Në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, Metaj thotë se do të analizojnë materialet e hetimeve dhe nëse do konstatojnë se dikush nga lista nuk ka lidhje me objektin e hetimit edhe mund të rrëzojnë marrjen e dëshmisë së tij. Metaj tha gjithashtu se do të kujdesen që lista e dëshmitarëve mos të ketë mbivendosje me atë të SPAK, çka do të thotë se një nga personat kyç, Ilir Beqaj i thirrur disa herë në prokurorinë e Posaçme mund të mos dëshmojë para këtij komisioni hetimor.

“Ne do të analizojmë situatën, do kemi parasysh materialet që do na vihen para, do verifikojmë pjesën e marrjes së dëshmitarëve, është diçka që e lidh këtë dëshmitar që e lidh me objektin hetimor. Mund të ketë dëshmitarë që janë të thirrur nga SPAK, ne duhet të respektojmë një raport konfidencialiteti. Do kemi filtrin tonë brenda kuadrit ligjor. Komisioni nuk mund të dublojë as prokurorinë as gjykatën”, vijon Metaj.

Anëtari socialist i komisionit thekson se mbledhjet mudn të jenë edhe me dyer të mbylluara, duke argumentuar edhe arsyet.

“Do ketë pjesë të këtij komisioni në rastin kur ka dëshmitarë në listën e SPAK, apo kur SPAK është i interesuar që pika të caktuara të hetimit mos të bëhen publike, në raste të tilla zhvillimi do bëhet me dyer të mbyllura”, thekson Metaj.

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, sterilizimi dhe check up, nisi dje punën dhe u miratua edhe plani paraprak i hetimit. Puna e komisionit zgjat 4 muaj, ndërsa dëshmitarët do thirren deri më datë 10 qershor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
2 kryebashkiakë në burg, deputeti i PS: Drejtimi i Bashkisë së Himarës i takon një prej nënkryetarëve

 

Deputeti i PS, Ilir Metaj foli në Report Tv edhe për situatën e krijuar në Bashkinë e Himarës, ku dy kryebashkiakët, ai i zgjedhuri Fredi Beleri dhe ai në detyrë Jorgo Goro, ndodhen në burg.

Metaj tha se drejtimi i takon një prej nënkryetarëve.

“Nëse e keni për të komanduarin duhej të ishte anëtar i këshillit bashkiak, se u takon atyre të vendosin. Janë ata që do përcaktojnë emrin. Është i përcaktuar një nga nënkryetarët, por lihet edhe alternative për të zgjedhur anëtarët e këshillit bashkiak”, tha Metaj.

Një koment e pati edhe për normalitetin në Kuvend, duke thënë se PS po bën detyrën e saj, por është opozita ajo që i thirri mendjes.

“Ne s’kemi vendosur paqe, ne jemi në kohezionin tonë. Në respekt dhe përgjegjësisë së kryerjes së detyrës së deputetit. Ne s’kemi vendosur paqe, jemi aty për të bërë punën tonë. Nëse opozita i ka thirr mendjes dhe kanë kuptuar që janë futur në një rrugë që s’të kanë çuar askund i kanë thirrur mendjes për tu futur në rrugën e kushtetutshmërisë. Ata erdhën atje ku duhej të ishin që në krye të herës”, tha deputeti i PS.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geno: 27/03/2024 12:20

    Aa mortja kush flet.mjer parlamenti jon ca mban

    Përgjigju
  • Ich: 26/03/2024 18:13

    Na mbyten spihunat Ilir Metaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar