Komisioni Hetimor i Shëndetësisë ka nisur sërish me debate mes opozitës dhe mazhorancës. PS kërkon miratimin e planit të hetimit.
Nga ana tjetër kryetarja Albana Vokshi akuzoi Plarent Ndrecën se po bën përpjekje që të pengojë hetimin. Sipas Vokshit, plani i hetimit miratohet vetëm pasi të mbledhin faktet dhe provat dhe pasi merren informacionet e kërkuara nga institucionet.
Plarent Ndreca: S'duhet të humbin asnjë minutë kohë, të fillojmë nga hetimi. Radha e punës që është propozuar nga unë është që të miratojmë planin e hetimit, pastaj kërkesat për marrje provash. Propozimi i kolegëve të mi që përfaqësojnë mazhorancën, është që pika e parë e rendit të ditës është miratimi i planit të hetimit që të nisim sa më parë hetimi.
Albana Vokshi: Ju keni ardhur për të mos hetuar, për të penguar hetimin. E keni shprehur këtë dhe me komunikimin e djeshëm mes kryetares dhe nënkryetari, duke përdorur edhe gjuhë shantazhuese. As më intimidoni, shtantazhoni, unë do ndjek procedurat parlamentare. Neni 15 pika 2 thotë se ekspertët ligjorë ja raportojnë gjetjet komisionit dhe propozojnë planin e hetimit. Pasi sigurohen të dhënat komisioni miraton planin e hetimeve sipas propozimit të ekspertëve. Pra nis vetëm pasi të mblodhën faktet dhe provat, pasi marren informacionet e kërkuara nga institucionet apo kompanitë private. Në asnjë rast plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e nevojshme.
Saimir Korreshi: Plani që kërkojnë këta, nuk është i plotë. Formatin Tete-a-tete nuk e kishin përcaktuar do e bëjmë podcast apo dhomë rrëfimi.
Lajmi kryesor:
3 orë debat pa rezultat në komisionin Hetimor të Shëndetësisë, mazhoranca mblidhet pa opozitën! Miraton planin hetimor
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.9%
-
Jo
28.4%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 2062
Lajme të tjera
-
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, PS nuk shkon në mbledhje: Hiqni dorë nga ‘hetimi partiak’! Vokshi kërkesë: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi
30 Prill, 10:02
-
Hetimi për 2 koncesionet, PS miratoi e vetme planin, Opozita i kërkon kuvendit anulimin e mbledhjes së Komisionit hetimor të Shëndetësisë
26 Prill, 16:48
-
3 orë debat pa rezultat në komisionin Hetimor të Shëndetësisë, mazhoranca mblidhet pa opozitën! Miraton planin hetimor
25 Prill, 07:40
-
Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua
24 Prill, 12:30
-
Komisioni hetimor i Shëndetësisë, Vokshi akuzon PS: Me urdhër të Ramës përpiqen të mbulojnë korrupsionin galopant
24 Prill, 11:49
-
Komisioni hetimor për shëndetësinë 2 orë 'zhurmë për asgjë'! Deputeti: S’jemi ‘Vokshi fan club’! Plani i PS: Të hetohen edhe ministrat e Berishës
23 Prill, 07:59
-
Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, nesër rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati Planin e Hetimit
22 Prill, 07:51
-
Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni hetimot i Shëndetësisë! PS refuzonte të merrte pjesë: Vokshi ‘hetim’ partiak
21 Prill, 10:34
-
Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, mungon PS! Opozita: Duan të bllokojnë punën, Nikolla të përjashtojë Ndrecën dhe Ekonomin
12 Prill, 11:54
-
Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, mungojnë sërish deputetët e PS! Opozita: Do kërkojmë largimin, duan të bllokojnë punën
9 Prill, 10:38
-
‘Ikën dritat 2 orë e vdiqën 4 të intubuar' QSUT i përgjigjet Vokshit: E pavërtetë! Pati luhatje energjie, por jeta e pacientëve s’është cënuar
8 Prill, 13:44
-
'Shëndetësia'/ Opozita kërkon dëgjesë me ministren për zjarrin në QSUT: Ende s’dimë shkakun! PS: Koçiu do flasë të enjten në Kuvend
8 Prill, 11:13