Komisioni hetimor i Shëndetësisë merr në skaner 'sterilizimin'! Dëshmon ish drejtori i QSUT-së! Enkel Joti: S' mbaj mend! Vokshi ia lexon shkresat ku raportonte shqetësimet

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi mori në pyetje 2 ish drejtorë të QSUT-së dhe drejtoreshën aktuale lidhur me koncesionin e sterilizimit. 

Seanca dëgjimore me Enkelejd Jotin në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi zgjati 3 orë. 

 Joti, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të QSUT, mars 2017 – 2021 është thirrur për të dëshmuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit me kompaninë "Sani Service". 

Bëhet fjalë për kontratën u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve, Ilir Rrapaj, 

Për disa pyetje ish drejtori i QSUT- së tha se 'nuk mbante mend'.

Ndërkohë kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi insiston se vetë Joti gjatë kohës që ka qenë drejtor e ka shprehur shqetësimin herë pas herë në ministrinë e Shëndetësisë dhe tek koncesionari. Madje lexoi dhe disa shkresa dhe ankesa të shefave të reparteve ku shprehin shqetësimin për problematikat e shërbimit.

Për këtë Vokshi lexoi një shkresë të Edvin Priftit, në atë kohë shefi I kardiokirurgjisë. Shkresa mban datën 29/7/2019

“I nderuar zoti Joti materialet e mjekimit në repartin e kardiokirurgisë vazhdojnë të sterilizohen në aerosteril. Kërkoj lidhjen me kardio kirurgjinë, ku akoma skishte filluar shërbimi"

Joti hoqi përgjegjësinë nga koncesionari por e vlerësoi si një shërbim të duhur për QSUT-në 

Ne inkurajonim mjekët që për arsye të caktuara nuk kanë parashikuar dhe një mjet të posacme, ata ta kërkonim dhe ne ta raportonim tek koncesioni për tia shërbyer më mirë pacientëve. Ia kemi raportuar që koncesionari të jetë më i përgjegjshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kryer funksionet e veta dhe nuk ka funksionuar koncesioni. Unë mund të them. Në dijeninë time koncesionari ka qenë gjë e mirë që është bërë për QSUT-në. Nuk e di nga ana financiare por nga impakti që kam marrë nga stafi. Normale që kishte problematika, do të ishte anormale nëse nuk kishte. Ata nuk janë robotë. Problem do të ishte nëse nuk do i kisha adresuar. Nuk di cili shërbim i kardiokirurgjisë nuk është future në koncesion dhe për cfarë arsye. Koncesionin nuk e lidhi QSUT por u lidh më përpara nga ministria dhe iu dërgua QSUT-së e të gjithë spitaleve të tjera për ta zbatuar. Për të monitoruar këto problematika e adresuar' tha Joti.   

Ndërkohë Vokshi vuri në dukje se në fund të 2019 ky shërbim ka pasur problematika e nuk kishte filluar në të gjitha shërbimet e QSUT-së. Referuar kjo dhe shkresave të shefave të shërbimeve që i dërgonin në adresë të drejtorit të QSUT-së Joti, ku kërkonin të ndërhyhej për ti zgjidhur. 

Bazuar në kontratë, brenda 180 ditëve në të gjithë QSUT-në do të niste shërbimi, por në fund të 2019 shërbimi nuk ka filluar kudo ‘dhe paska pasur shumë problematika. Për aq kohë sa ju jeni adresuar në mënyrë të përsëritur. Si mund të konsiderohet një implementim i mirë kur është shkelur kontrata. Si menaxher i QSUT duhet t’ju interesojë se nuk hapet një set por disa sete dhe sapo më shkruajnë që këto sete që hapen janë në klinika private. Hapet një set, pjesa tjetër I marrin I përdorin. Më shkruajnë mjekë e infermierë por këtë problematikë do e adresojmë ku duhet. Kontrata e ka se setet janë sipas diagnozës. Ju thoni nuk ka problem që janë hapur 5 sete, e janë përdorur sete me kompleksitet të lartë që nuk përkojnë me diagnozën. Pra në vend që shteti të paguajë sete me kompleksitet të ulët paguajnë me kompleksitet të lartë që është dyfishi. Vetëm për 1 instrument, është hapur një set tjetër me kompleksitet të lartë që nuk përkon me diagnozën. Shefi i shërbimit  ” tha Albana Vokshi

Albana Vokshi lexon shkresat:

Shkresa 1 - mars 2019 e Enkelejd Jotit drejtuar ministrisë

Kam një shkresë tuajën të marsit të 2019 ku i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë, sektorit të koncensioneve dhe thoni kërkojmë vlerësimin tuaj për plotësimin e seteve kirurgjikale me instrumente kirurgjikale për ofrimin e seteve sterile për manipulimin invaziv bazuar në kërkesat e shërbimeve kirurgjikale bashkalidhur. Bashkëngjitur ka një shkresë e datës 4 mars i drejtohet Danjela Nikës e cila është dërguar nga Dritan Alushani që kërkon nga koncensionari nëpërmjet jush që më pas tia kërkoni ministrisë.  Thuhet se vëmë re në setet tona të kirurgjikë pediatrike mungojnë sete të cilat janë të përshtatshme për moshat e adoleshencës, për fëmijët obezë mbi 40 kilogramë.

Shkresa 2:

Më tej kemi kërkesën nga poli i administrimit në spitalin francez, dhe kërkojnë që në ndërhyrjet kirurgjikale setet të plotësohen me pincë, të shtohen setet, dhe janë me radhë, kjo është okulistikën pastaj ke për otolaringologjikinë dhe ke një sërë setesh që kërkohet nga të gjitha repartet.

Shkresa 3:

Kemi një kërkesë nga shërbimi anestezi reanimacion, dhe kërkohet sete sterile, manipulimi invaziv anestezi dhe kirurgji. Dhe thuhet ne kërkojmë që të na furnizoni me sete sterile nga firma e sterilizimit si më poshtë  komplete iniforme sterile një përdorimëshe 5 deri 10 në ditë sipas manipulimeve ditore, komplete sterile kompresa një përdorimësh 5 deri në 10 copë në ditë sipas rasteve, maska faciale 100 copë, sterilizim të materialit të mjekimit nga qendra e sterilizimit, pra nga firma.

Shkresa 4:

Në një shkresë tjetër, thuhet se ka mangësi dhe defekte të instrumetave kirurgjikale, në setet dento alveorale ka mungesa të instrumenteve që janë të domosdoshme gërshërë për prerje, pinca, çekiç. U hapën dy sete thotë seti i dytë u hap për anomali dentoskeletike. Në anomali dentomaksilare u hapën dy sete dhe një nga setet u hap për arsye të pincës anatomike dhe një tjetër set i hap për arsye të darve të heqjes së dhëmbit. Dhe është hapur seti i dytë vetëm për një instrument. Sinozit andontogjen u hapën dy sete, trauma senomaksilare dhe dento albeolare dhe u hap për arsye të darve, të një set tjetër mungojnë pincat. Të gjitha këto janë problematika të përsëritura që na detyrojnë që të hapim gjatë punës më shumë se një set. Madje në disa shkresa thuhet se kirurgia ka insistuar që të hapen setet sepse nuk kanë dashur që ti hapen setet. Pra, ajo ka insistuar që të hapen setet për një instrument. Janë hapur sete të kompleksitetit të lartë për një instrument që duhej.

Shkresa 5:

Kam një shkresë nga Edvin Prifti, data 29. 7 2019. I nderuar zoti Joti, materialet e mjekimit në pavionin e kardiokirurgjisë deri më sot 29 7 2029 vazhdojnë që të sterilizohen në aerosteril. Kërkojë lidhjen e kontratës me 'Sani Service" për sterilizimin e veglave të dhomës së mjekimit në kardiokirurgji.

Joti: Në kohën time nuk ka pasur autoklava
Ndër të tjera Joti sqaroi se investimi ishte bërë një vit para se ai të merrte detyrën dhe se gjatë kohës së tij funksiononte në rregull gjithçka.

Albana Vokshi: Ku përcaktohej që QSUT duhej të jepej falas pa qira 700 metra katror si dhe vënia e centralit në dispozcion, tëcilat u evidentuan në raportin e KLSH? 

KLSh ia ka lënë detyrë drejtorit që të raportojë këtë tek ministria. 

“QSUT e ka kryer këtë rekomandim” tha Joti

Albana Vokshi: 27 autoklava që deri në momentin kur nisi koncesionari kryenin procesin, në kohën që keni qenë drejtor a kanë funksionuar këto autoklava? Cfarë ndodhi me to?

Enkelejd Joti: Këto autoklava kanë qenë pjesë e marrëveshjes me ministrinë si do të veprohej me to. Drejtuesit kanë folur me ministrinë për ti shpërndarë këto autoklava ku kishte nevojë. Në periudhën time nuk ka pasur autoklava. Nuk mbaj mend që janë vënë në përdorim.

Pyeten dhe 2 drejtorë 

Në pyetje u morën edhe ish drejtoresha Albana Fico dhe drejtoresha aktuale Alma Cani, ku opozita insistoi se ka pasur infeksione spitalore.

Albana Vokshi: Ka pasur raste të përsëritura infeksionesh. Asnjëherë nuk janë dezinfektuar ambientet jashtë sallave.

Albana Fico: Nuk e kam në vëmendje time rritje të rasteve. Nuk kam dyshim të besoj në autenticitetin e asaj që thua. Më duket thellësisht jo profesionale kjo lloj qasje.

Zhupa: Cila është gjendja e infeksioneve spitalore në QSUT?

Alma Cani: Është bërë një monitorim i infeksioneve që në ardhjen time. Me mbjellje në sallat operatore. Në muaji qershor hera e fundit dhe nuk është parë rritje të mikrobeve gjë që është shumë e mirë dhe ndikon pozitivisht në cilësinë e sterilizimit.

Seanca e marrjes në pyetje të drejtuesve për koncesionin e sterilizimit do të vijojë ditën e martë.

Ilir Rrapaj u arrestua më 17 gusht me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”, së bashku me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifim të dokumenteve. Hetime po zhvillohen gjithashtu për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në dhënien e koncesionit të sterilizimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Kërkesat për sete kirurgjikale, Albana Fico te ‘Shëndetësia’: S’ka qenë një deficit i setit, por nevoja të kohës së adresuar

 

Në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi, është thirrur për të dëshmuar ditën e sotme edhe ish-drejtuesja e QSUT Albana Fico.

Fico u pyet nga nënkryetari i Komisionit Plarent Ndreca, lidhur me kërkesat e shefave të shërbimeve, nëse ato ishin të parashikuara në kontratë ose jo.

Fico sqaroi se sipas saj nuk ka qenë një deficit i setit, por kanë qenë kërkesa dhe nevoja të kohës së adresuar.

Diskutimet në komision:

Plarent Ndreca: Kërkesa e shefave të shërbimeve ishte për kontratën, setet e parashikuara në kontratë apo kërkesa që ishin jashtë kontratës? Kontrata në dijeninë tuaj është respektuar në ato detyrimet që ka parashikuar. Nëse ka pasur problematikat lidheshin me kontratën apo kërkesa përtej parashikimeve të kontratës?

Albana Fico: Kam këtu me vete atë që quhet konfigurimi i seteve. Në dijeninë time nuk mendoj se ka qenë një deficit i setit, por kanë qenë kërkesa dhe nevoja të kohës së adresuar. Vetëm tuberkulozin e ke me 4 barna aty. Janë nevoja që i kërkon koha dhe është krejt e natyrshme. Është një procedurë që nuk bëhet kërkesë pas kërkese. Kur bihet dakord që një kiti të ORL që duhet ti induktojmë një spekul me një përdorim, patjetër koha e kërkon këtë gjë.

Plarent Ndreca: Çdo të premte mbaj mend që thatë se merrnit një informacion për planifikimet për ndërhyrje. Ky informacion kishte për qëllim kufizim buxhetor për ndërhyrjet apo ishte një planifikim për mënyrën se si do të vepronit në vijim? Për efekt buxhetesh a janë kufizuar ndërhyrje?

Albana Fico: Çdo të premte, ka një drejtori të posaçme që përthith planet operatore. Kemi dy lloje ndërhyrjesh. Urgjente dhe të planifikuar. Urgjentet nuk kufizohen kurrë. Në pandemi pa dashur ne u shtynë planifikimet. Një operacion i planifikuar, me shefin e shërbimit janë të lirë që ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk kam njeri që të më ketë thënë nuk ka lekë nuk do të bëhet. Nuk ka ndodhur.

Plarent Ndreca: A mendoni se ka kapacitete QSUT që këtë shërbim e bën privati. 

Albana Fico: Në mënyrë që të ndodhte sterilizimi, u desh kohë, jurist, ekspertë. Të ja kërkosh një personi të vetëm këtë lloj konkluzioni është e vështirë.

Xhelal Mziu: A ju ka bërë përshtypje kostoja e lartë e sterilizimit, ka rritje me herë?

Albana Fico: Nuk më thua dot, ta ndash veten nga të qenit mjek. Këtë gjë e kemi ADN. Kemi lidhje me atë vend dhe duam ta çojmë përpara. Nuk kam qenë pjesë e bërjes e atyre studimeve, implementimeve. Dikur ku hiqje fshikën e tëmthit duhej të prihej barku. Sot bëhet me 3 pika. Nuk mund të keq modernizim me chip. Kaq shumë apo kaq pak nuk e gjykoj unë. Më vjen mirë që e kemi sterilizimin. Që nuk do të rrimë me ato klavat, që ishin bërë si “pelenat e fëmijëve, pis.

Xhelal Mziu: Dikur kur bëra tëmthin, në 2019-ën, jam marrë një vit për të rregulluar dëmet që më ishin bërë. Sot ka modernizim. Keni qenë qendra më e madhe në shëndetësi. Kur ndahet buxheti adresohet. Ju edhe si administratore dhe si mjek, a mendoni se 4 koncesionet kanë cenuar disa shërbime të tjera, ti si drejtoreshë do doje ti avancoje. Kostoja është 10 deri në 15 herë. Nuk po merrem me produkt apo asete që janë përdorur dhe që janë me çmime në treg shumë më pak se sa janë nënshkruar në kontratë.

Albana Fico: Vlerësimi, kosto-efikasitet nuk mund të bëhet nga një menaxher. Ka për detyre monitorimin dhe jo efektet financiare.

Xhelal Mziu: Në kontrollet e vazhdueshme që janë bërë, KLSH ka lënë disa rekomandime që konvertoheshin në dëme ekonomike. Ka qenë ndarja e seteve. Nominimin e pajisjeve që ndodhen në një set. Përse nuk keni ushtruar dhe influencën që të bënit nominimin. Duke pasur dhe marrëdhëniet me qeverinë. KLSH ka thënë mos përdorimi i 3 kategorive të seteve. Mos të aplikohet TVSH. Së treti, KLSH ka lënë detyrë që të merret qira për laboratorin. Keni qenë pjesë e kësaj periudhe. Nëse nuk i keni patur në dorë për ti bërë 100%, ju, qeveria pse nuk keni gjetur zgjidhje?

Albana Fico: Nuk është periudha ime. Kam qenë në 3 dhjetor 21’. Unë refuzoj. Ka diçka që çohem tani dhe mbaj çdo përgjegjësi ligjore. Unë nuk kam lidhje me qeverinë shqiptare.

Albana Vokshi: A keni marrë masa, a jeni ulur, diskutuar?

Albana Fico: E para KLSH, i referohem periudhës që kam qenë vetë. Në mënyrën se si operojnë ata lënë rekomandime. Është një diferencë shume e madhe midis një rekomandimi dhe detyrimi. Ai të lë një rekomandim që ta zgjidhësh. Duam të shkojmë me sete apo ( e kam dëgjuar nga kirurget) ne i adresohemi MSH dhe shërbimeve. Ata janë njerëzit që e marrin këtë vendimmarrje. Janë rekomandime. I përcillet shërbimeve nëse kanë apo jo një shërbim.

Albana Vokshi: Çfarë ndodh me mbetjen, nëse je në dijeni të këtij procesi. Është një nga 5 operacionet që duhet të kryeje koncesionari.

Albana Fico: Nuk e kam këtë informacion të saktë. Do shikoj në dokumentacionin tim.

Albana Vokshi: Gjatë muajve të fundit që keni drejtuar QSUT, a ka pasur raste të personave që kanë marrë infeksione post operatore. Ai keni trajtuar ju, çfarë rekomandimesh janë bërë? Behët fjalë për këtë vit dhe fundin e vitit të kaluar?

Albana Fico: Nëse ka rritje të rasteve duhet të faktorizojmë. Po pyesni për nozokomiale? Do duhet të ju kthej përgjigje.

Albana Vokshi: Ka pasur raste të përsëritura infeksionesh. Janë ngritur dhe problematika. Ka pasur raste të përsëritura. Në kuadër të hetimeve epidemiologjik, janë lënë rekomandimet për zbatim për stafin mjekësor. Ndërrimi i dezenfektantit, dezinfektimi i bllokut operator. Kryerja e analizave bakteriologjik. Asnjëherë nuk janë dezinfektuar ambientet jashtë sallave. Raport i QSUT. Ka më shumë se 2 mauj që nuk janë kryer këto analiza. E keni marrë këtë rekomandim. Bëhet fjalë për muajt e parë. Ka edhe procesverbale që janë firmosur. Thonë madje në një prej raporteve se analiza bakterologjike nuk janë kryer më shumë se 3 vite. Është me firma, procesverbale. Faji kryesor i vihej se dezinfektimi nuk bëhej si duhet.

Albana Fico: Nuk e kam në vëmendje time rritje të rasteve. Nuk kam dyshim të besoj në autenticitetin e asaj që thua. Më duket thellësisht jo profesionale kjo lloj qasje. Nëse jam i shqetësuar për diçka ka një përgjegjësi që fillon nga komiteti tek stafi nozokomial që fillon me Arjan Harxhi. Nuk ka ardhur tek unë ky lloj informacioni. Pse jo tek drejtori. Nuk mund të jetë bardh e zi.

Albana Vokshi: Nuk është një rast. Janë raste të ndryshme. Kam denoncime dhe nga pacientë. Ndodh, por kur kjo vihet faj koncensionarit duhet të hetohet. Kur janë bërë analizat bakteriologjike?

Albana Fico: Nuk e kam protokollin me vete sot. Nuk isha e qartë cfarë doja të merrja me vete. Njozokjonali ka një detyrë dhe bëhet sipas një kalendari. Nuk bëhet në një vend. Unë do kërkoj dhe do jua vë në dispozicion.

Albana Vokshi: Kur ka qenë kalendari i caktuar për të bërë analizat bakteriologjike në pavione të ndryshme? Prape në duart e 2 konecensionarve ka qenë. Ka pasur raste të tilla. Janë informacione që duhet ti mbrojmë. Nuk ka qenë faji i juaj se nuk keni qenë në dijeni. Mund të jetë shkëputur hallka e zinxhirit.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 09/09/2024 20:51

    Bravo opozita. Hajdutët në burg

    Përgjigju
  • Ops: 09/09/2024 17:23

    Ne burg pederas

    Përgjigju
  • ana: 09/09/2024 16:20

    Enekelejda, kryehajdut i çertifikuar me pamje të pafajshmi, me bekimin e një shoku të ngushtë, që nuk e dinte që ky vidhte .

    Përgjigju
    • Doktori: 10/09/2024 10:00

      Çfarë fatkeqësie, vendi drejt degradimit gjuhësor. Në këto polemika shprehet qartë analfabetizmi funksional; nuk dijnë të bëjnë dallimin e "problemit" nga "problematika", etj.etj. Demek intelektualë.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?