Komisioni hetimor për zgjedhjet, Alibeaj: Afati i komisionit është 3 mujor

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Alibeaj: Afati i komisionit është 3 mujor

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, me kryetar Enkelejd Alibeaj do të ketë një afat 3 mujor. Alibeaj konstituoi komisionin, ndërsa prezantoi anëtarët e tij.

"Mbledhja e parë konstituive, jo vetëm ka të paracaktuar momentin se kur mblidhet, ditën, por në ligjin përkatës, është caktuar se cili do të jetë rendi i ditës. Sa i takon vënies në dispozicion të materialeve, jemi munduar të krijojmë komiditet për të gjithë anëtarët e komisionit. Çështja e parë është konstituimi i këtij komisioni. Ju thashë edhe më parë, në konsultim dhe me sekretariatin, është bërë verifikimi i anëtarëve, dhe ky komision do të ketë këtë përbërje; Enkelejd Alibeaj, kryetar, Toni Gogu, zv./kryetar, anëtare Klotila Bushka, Blerina Gjylameti, Nasip Naço, Petri Koço, Bardhyl Kollcaku, nga PS. Gazmend Bardhi nga PD, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferraj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Petrit Vasili, deputet i pavarur. Secili prej grupeve parlamentare përcakton edhe anëtarët zëvendësues; Xhemal Qefalia, nga PS, Etien Xhafaj nga PS, Arbi Agalli nga PD, Lindita Metaliaj nga PD. Duke marrë edhe shqetësimin e zotit Bardhi, marrin pjesë anëtarët me të gjitha të drejtat. Anëtarët zëvendësues, thirren kur anëtarët e tjerë nuk marrin pjesë. Kështu që zoti Xhafaj mund të merrni pjesë sot, por nuk keni të drejtë që të jeni herë të tjerë. E konsideroj në mënyrë të konstituar komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Afati i këtij komisioni do të jetë tremujor dhe përfundimi i tij do të jetë deri në datën 4 janar", tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Konstituohet Komisioni Hetimor për 25 prillin, raporti final në 12 janar 2022! Kërkesë për informacion në 19 institucione, Rama dhe 21 zyrtarë të tjerë do thirren dëshmitarë! Lista


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës