Komisioni i BE-së: Furnizimi me gaz është i garantuar, por situata mbetet serioze

Komisioni i BE-së: Furnizimi me gaz është i garantuar, por situata mbetet serioze

Foto ilustruese

Komisioni i BE-së ka deklaruar se furnizimi me gaz në Bashkimin Evropian është aktualisht i garantuar, por pavarësisht kësaj, situata mbetet serioze.

“Sipas komunikimit tonë me autoritetet kombëtare, siguria e furnizimit me gaz në Gjermani dhe në BE është aktualisht e garantuar. Flukset më të ulëta të gazit nga Rusia deri më tani mund të kompensohen. Por megjithatë situata duhet të merret seriozisht. Në këtë fazë, duhet të jemi të vetëdijshëm se situata mund të përkeqësohet më tej. Deklaratat e paralajmërimit të hershëm, të cilat përbëjnë nivelin e parë të paralajmërimit të parashikuar në Rregulloren SoS, janë bërë nga nëntë shtete të tjera anëtare të BE-së gjatë muajve të fundit, në sfondin e përdorimit të vazhdueshëm nga Rusia të furnizimeve të saj me gaz si një mjet shantazhi.”,tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së

Kjo vjen pasi Gjermania ngriti më tej nivelin e paralajmërimit për furnizimet me gaz të enjten, pas një deklarate të mëparshme të nivelit të paralajmërimit të hershëm. Sipas Komisionit të BE-së, Gjermania diskutoi situatën me Komisionin dhe masa është pjesë e veprimit të koordinuar të BE-së për këtë çështje.

“Rreziku i ndërprerjes së plotë të gazit tani është më real se kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse, miratimi i rregullores së ruajtjes së gazit së bashku me masat e tjera të gatishmërisë është kaq i rëndësishëm në këtë moment, “tha të enjten nënkryetari i Komisionit të BE-së Frans Timmermans./CNN

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale