Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet pas shqyrtimit të problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit te Futbollit dhe në stadiumin e qytetit të Kavajës dhe Gramshit.
Pas shqyrtimit të relacioneve që janë paraqitur nga vëzhguesit e ndeshjeve dhe arbitrat anëtarët e Komisionit të Disiplinës vendosën që të dënojë trajnerin e ekipit të Tiranës Nevil Dede me dy ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitet sportive për provokimi që ka bërë duke “nderuar me grusht” karshi tifozerisë kavajase.
Trajneri i Besës Përparim Daiu dënohet me katër ndeshje pezullim pas incidentit me futbollistin e ekipit të Tiranës Gentian Muca, ndërsa ekipi Besa dënohet me 2 milionë lekë të vjetra për mos plotësim të kushteve për zhvillimin e ndeshjes dhe një ndeshje pa tifozë. Ndërsa ekipi i Gramshit dënohet me zhvillimin e të gjitha ndeshjeve jashtë fushës deri në përfundim të edicionit.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com