Komisioni i Disiplinës gjobit
dhe paralajmëron Flamurtarin

Komisioni i Disiplinës gjobit<br />dhe paralajmëron Flamurtarin
Komisioni i Disiplinës vazhdon që të dënojë Flamurtarin, këtë herë për sjelljen e tifozëve me 100 mijë lekë gjobë, ndërsa i paralajmëron se në rast të përsëritjes do të përshkallëzohen masat disiplinore.
 
Ylber Zani i Laçit për protestë ndaj vendimeve të arbitrit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
 
Vendimet e plota të Disiplinës

1.Zyrtari i K.F “Laçi”, Ylber Zani, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 56/1/a) te KDS, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2.F.C “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, ne bazë të Nenit 66 të KDS, dënohet me 100.000 (njeqindmije)lek gjobë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
3.Zyrtari i KF “Kastrioti”, Afrim Deli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/2/a) te KDS , denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Paralajmërohet KF “Beslidhja”, se në rast përsëritje të hedhjes se sendeve ne fushen e lojes, do të ndeshkohen me masa disiplinore ne baze te Nenit 13 te KDS. 
5.Paralajmërohet KF “Kamza”, se në rast te hedhjes se sendeve ne fushen e lojes, do te ndeshkohen me masa disiplinore ne baze te Nenit 13 të KDS.
6.Paralajmerohet KF “Egnatia”, se ne rast te perseritje te sjellje se gabuar te spektatoreve duke ofenduar ne kor, do te ndeshkohen me masa disiplinor, bazuar ne nenin 13 te KDS.
7.Lojtari i KF“Vora”, Olsen Hoxha, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a) te KDS, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.K.F “Kukësi” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushes se lojes e duke shkatuar ndërprerje të përkohshme të lojës, ne bazë të Nenit 66/3/b) të KDS, dënohet me 4(kater) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
9.Lojtari i KF “Akademia” U-19, Dejvi Lutaj, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a) teKDS denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Zyrtari i KF “Shkendija Tr” U -17 , Kostika Strejo, per proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a), pezullohet per 2(dy) ndeshje si dhe paralajmerohet se ne rast perseritje te protestave ndaj zyrtarit te ndeshjes, do te jete subjekt ndeshkimi i Komisionit te Disiplines Sportive. 
11.KF “Bylis” U-17 dhe U-19 per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Luftetari” U-17 dhe U-19 denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne Nenin 55/1 te KDS.


Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.

        
dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve