Java e parë e kampionatit të kategorisë superiore ka sjellë edhe dënimet e para nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës së Futbollit. KSD pasi shqyrtoi relacionet dhe provat e zyrtarëve të ndeshjeve vendosi të dënojë skuadrën e Tomorit me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa praninë e tifozëve dhe Vllazninë me 1 ndeshje pa tifozë.
Shkak i dënimeve janë bërë skenat e dhunës, të cilat tashmë janë bërë të zakonshme në futbollin shqiptar. Gjithashtu nga KSD është dënuar edhe futbollisti i Tiranës, Kalari për sjellje josportive ndaj kundërshtarit duke u pezulluar për 5 ndeshje dhe gjobitet 1 milionë lekë të vjetra.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com