Pas përfundimit të ndeshjeve të javës në kategorinë superiore, por edhe në nivelet e tjera, komisioni i disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë edhe dënimet e javës.

Bie në sy dënimi i stadiumit të Besës së Kavajës me 6 ndeshje pezullim për hedhje të sendeve të forta në fushë në ndeshjen Besa-Skënderbeu. Por nuk mjafton me kaq, pasi edhe trajneri Ilir Daja është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 100 mijë lekë gjobë për ofendim të arbitrit.

Në kategorinë e parë është dënuar edhe kreu i bashkisë së Gramshit Dritan Bici duke mos pasur të drejtën të ndjekë ndeshjet e ekipit deri në fund të edicionit në stadium. Bici ka ofenduar arbitrin e ndeshjes dhe vëzhguesit në ndeshjen Partizani-Gramshi e zhvilluar ditën e hënë.

(d.b/shqiptarja.com)