Komisioni i Disiplinës jep vendimin, nis hetimi për dhunën në futbollin e femrave gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia

Komisioni i Disiplinës jep vendimin, nis hetimi për dhunën në futbollin e femrave gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia

Dhuna në futbollin e femrave në ndeshjen Tirana-Vllaznia

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbuluar vendimet për shkeljet e ndodhura gjatë javës së shkuar në futbollin shqiptar, mes tyre edhe atë të përplasjes së dhunshme në futbolline femrave në ndeshjen Tirana-Vllaznia.

Në përballjen e ndodhur në Tirana-Vllaznia, stafi i të dy klubeve si dhe të tjerë të pranishëm në stadium u përfshinë në aktet e dhunës dhe për këtë arsye Komisioni i Disiplinës ka nisur një hetim disiplinor.

Njoftimi i Komisionit Disiplinor për hetimet dhe pezullimet e lojtarëve e anëtarëve të stafeve të skuadrave:

1. Zyrtari i KF Vllaznia, Ideal Lekiqi, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Lojtari i KF Maliqi, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Lojtari i FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Lojtari i KF Vllaznia U-16, Eugen Hebovija, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i FK Apolonia U-15, Kleron Allushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i KF Vora U-19, Mattheu Hasrama, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Lojtari i KF Shkëndija Tiranë U-19, Klejdi Sula, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Lojtari i KF Erzeni U-19, Dean Likmeta, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Çeljen e hetimit disiplinor mbi aktet e dhunës të ndodhuranë ndeshjen KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra.

12. KF Egnatia U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër KF Vllaznia U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

13. AF Elbasani U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kategoria e Parë U-17, kundër Flamurtari FC U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Etem Xhemali, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Ilirnik Prebibaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Nohel Hasa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

17. Rrëzimin e kërkesës së Prestige MFC, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hashim: 02/12/2023 08:58

    Ç'farë pritet nga këto futbollist kur nga mosha 14 deri 17 vjeç sidhen si rrugaçer! Por denimet duhet të jenë mëtë ashpëra, kjo është rinia që sot po rriten pa pik edukate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë