Komisioni i ekonomisë, debate
PD- PS për borxhin publik

Komisioni i ekonomisë, debate<br />PD- PS për borxhin publik
TIRANE- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave vijoi sot debatin për projektbuxhetin për vitin 2014. 

Diskutimi për borxhin dhe defiçitin buxhetor të parashikuar në projektbuxhetin për vitin 2014 ishte çështja e fundit që u diskutua në Komisionin për Ekonominë dhe Financat në kuadrin e shqyrtimit të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2014".

 I pranishëm në mbledhjen e komisionit ministri i Financave, Shkëlqim Cani,shpjegoi në detaje parashikimin e nivelit të borxhit për vitin e ardhshëm, planifikimin e qeverisë mbi ecurinë e borxhit për periudhën afatmesme dhe hapat që parashikohen të ndërmerren në vijim për realizimin e objektivit të uljes së borxhit në nivelin 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2018. 

Sipas Canit, në kushtet e ekonomisë të këtij viti, pas një rivlerësimi të borxhit publik, që nënkupton vlerësimin e borxhit të deklaruar dhe të padeklaruar, qeveria parashikon që gjatë vitit 2014 borxhi të shkojë në nivelin 74%.

Ministri i Financave tha se gjatë vitit 2014 do të shkohet drejt instrumenteve sa më afatgjatë të borxhit, pasi aktualisht borxhi i Shqipërisë rezulton me risk të lartë për shak të periudhës së shkurtër të maturimit. "Pritshmëria për vitin e ardhshëm është që të gjenden instrumenteve që do të mundësojnë mbajtjen e borxhit në nivele të qëndrueshme," tha  Cani.

Opozita dhe mazhoranca u përfshinë në debat lidhur me këtë çështje, pasi opozita akuzoi qeverinë se ka rritur borxhin publik. Por, ministri Cani vuri në dukje se qeveria ka marrë një borxh në masën 2 %, krahasuar me qeverinë e mëparshme që kaloi shifrën e 12.8%. 

Deputeti i PD-së, Sheferedin Shehu kërkoi që të rritet parashikimi për rritjen e të ardhurave, pasi sipas tij 22 miliardë lekë vijnë vetëm nga rritja e taksave.

Po sot, Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori në shqyrtim edhe raportet e komisioneve të tjera kuvendore lidhur me diskutimin në parim të projektligjit "Për buxhetin e vitit 2014". 

Pas shqyrtimit të këtyre raporteve, Komisioni e miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2014, për të vijuar javën e ardhshme me diskutimin nen për nen të këtij projektligji dhe të projektligjeve të paketës fiskale. 

  Në projektbuxhetin e vitit 2014 defiçiti parashikohet 91,600,000 lekë, ose 6.6 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa borxhi publik 1,044,855,000 lekë. Ministri sqaroi se borxhi i fshehur që vetëm qeveria ka ndaj biznesit deri tani arrin në rreth 5% të PBB-së.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit