Komisioni i Ekonomisë kritika mikrofinancës, Braçe: Si mund të jepet kredi për 7 minuta? Sinaj: S'mund të bësh biznes me fatkeqësinë e tjetrit

TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë vëmendja është vendosur te kreditë që jepen institucionet jo bankare për vetëm 7 minuta. Deputetët kanë ngritur shqetësime se si kjo mund të ndodh, kur koha është e pamjaftueshme për të verifikuar kredimarrësin, teksa theksin e kanë vënë edhe te norma e madhe e interesit që ato paraqesin.

Normat e larta të interesit që aplikojnë institucionet e mikro-kredisë, ndaj qytetarëve ishin në fokus të Komisionit të Ekonomisë, teksa zhvillohej seanca dëgjimore me përfaqësuesit e sektorit. Mos bëni biznes në kurriz të qytetarëve që kanë vështirësi financiare, kështu ju drejtua deputeti i PS-së Vullnet Sinaj përfaqësuesve të mikrofinancës.

“Në shumicën e rasteve kur klienti është në vonesë ai zhduket, ndërsa norma që ju përmendni është ligjore”, tha Akan Ajdini një nga anëtarët e shoqatës së Mikrofinancës.

“Nëse thoni që ligji ua lejon, ne duhet të merremi me ligjin”, i kundërpërgjigjet deputeti Sinaj.

Normat e interesit thonë përfaqësuesit e sektorit vijnë për shkak të kostove që marrin përsipër, prandaj ata kërkojnë që qeveria ti bëjë pjesë të skemave të garancive sovrane. Ndërsa deputeti socialist Erion Braçe ngriti pikëpyetje mbi shpejtësinë e dhënies së kredisë.

Erion Braçe: Si i jepni paratë për 7 minuta? Ku e gjeni besimin? Kredi deri në 200 mijë lekë, shlyerje për 24 muaj, dhe ua miratojmë për 7 minuta, kështu thuhet në njoftimin tuaj?

Bujar Leskaj: Lajmëroni kredi me interes zero, por ndërkohë komisioni është 14%. Mund të na jepni informacion sa i takon hetimeve të regjistruara në 2021 për mashtrime me mikrokredi, prsh kur janë marre kredi me kredi të rreme, se të japësh kredi për 7 minuta, koha e verifikimit, ti s'ke mundësi ta konfirmosh personin.

Vullnet Sinaj: Problemet që kanë dalë në treg kanë dalë edhe në media,sa keni nxjerrë urdhra ekzekutimi për kreditë që nuk i keni mbledhur? Në momentin kur biznesi krijon probleme sociale, dhe ai vetë duhet të dijë të mendoj, pata një rast flagrant në shtëpinë time të një punonjëse që ndihmonte nënën time, një kredi e njërit nga ju, dhe thoni që norma e interesit është 16%, ndërkohë është 96.7%, keni kredi 181 mijë lekë të reja për 18 muaj dhe 290 mijë lekë, pra 97%, i keni marrë 50 mijë lekë të reja plus taksat e bankës, unë kam marrë kredi i normat e interesit, e di që nuk ia del dot kredi me këto norma, ia kam pasuar unë lekët asaj, se nuk i paguante dot lekët, kjo ka qenë arsyeja. Nëse bëni një biznes me kosto të larta, mos i jepni fare kredi, ulni normat e interesit dhe krijoni mundësi qytetarët që të marrin kredi me norma interesi që mund t'i paguajnë, normat janë të larta dhe s'duhet të jepni kredi se ato nuk i kthejnë dot mbrapsht, nuk bëhet biznes apo të shkon poshtë e ardhura kur ajo ka shkaktuar dramë në një familje. Çfarë dini për situatën në Kosovë, në rajon a janë të ngjashme me këto norma interesi.

Eduad Shalsi: Sa është numri i këtyre që kanë pafuqi për t'u kthyer, përgjegjësia e institucioneve për transparencën, Kuvendi në edukimin financiar, çështja është komplekse, duhet të ndërhyjmë që fenomene të tilla të mos ndodhin, kjo është grabitje, pse 161 mijë veta aplikojnë në dyert e këtyre institucioneve, a janë të gjitha në këtë nivel, si mund të jepet kredia për 6 minuta, se kanë nisur që të japin kredi dhe për 3 minuta.

Përgjigjen për pyetjen e ngritura e dha Akan Ajdini një nga anëtarët e shoqatës së Mikrofinancës, i cili tha shpjegoi se si mund të jepet kredia për 7 minuta.

"Aprovimi jepet për 7 minuta,  nëse jepet kredia ose jo, jo cash, 30% e kredive që ne bëjmë japin përgjigje për 7 minuta dhe kjo na jep të drejtën ta promovojmë, gjatë kësaj kohe merren të dhënat e klientit, mosha, gjinia, qytetit, me deklarim dhe informacioni nga regjistri i Bankës së Shqipërisë që merret për 1 minutë, para një jave, në synojmë që ta japim kredinë në çast, për një klient që është i njohur, bëhet fjalë për kredi deri në 200 mijë lekë të reja. Ka një sistem pikëzimi, pra mosha, gjinia, qyteti, i martuar ose jo, të ardhurat e deklaruara, se një që është më i madh ën moshë është më korrekt, se vendimi për të merret më shpejt dhe me interes më të ulët, ose njëri që është përsëritës dhe këtu është element kryesore regjistri i Bankës së Shqipërisë", tha ai.

Vetëm në vitin e kaluar institucionet e mikrokredisë kanë dhënë 261 mijë kredi, ndërsa 6.5% është portofoli i borxhit të pakthyer. Sipas shoqatës klientët që vonojnë kthimin e kredisë, dhe as nuk i përgjigjen kërkesave të tyre, përfundojnë në përmbarim pasi zhduken.

“Kredia kalon në përmbarim kur nuk është arritur asnjë kontakt dhe shumica e klientëve që ankohen ne nuk arrijmë ti kontaktojmë. Nuk na përgjigjen dhe si rrjedhojë krijohen probleme”, shprehet Brunilda Isaj sekretare e përgjithshme e Mikrofinancës.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë