Komisioni i Ekonomisë, debate
për mbledhjen e të ardhurave

TIRANË – Mbledhja e të ardhurave në buxhetin e vitit 2014 dhe shpërndarja e tyre, risollën debatet mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Ministri Cani tha se, viti i ardhshëm do të sjellë një rritje të të ardhurave si rrjedhojë e rritjes ekonomike të parashikuar dhe luftës agresive ndaj evazionit dhe informalitetit.

Opozita është treguar skeptike mbi parashikimet buxhetore dhe realizimin e tyre dhe sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, projekt-buxheti 2014 do ta zhysë më shumë vendin në krizë. 

Shkëlqim Cani u shpreh se për vitin 2014, ekzekutivi ka parashikuar të mbledhë 363.9 miliardë lekë të ardhura. Në krahasim me vitin 2013, vitin e ardhshëm të ardhurat që do të mblidhen parashikohet të jenë rreth 40.5 mld lekë më shumë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos

Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos