Komisioni i Ekonomisë miraton
pr/ligjin për sistemin e pagesave

Komisioni i Ekonomisë miraton <br />pr/ligjin për sistemin e pagesave
TIRANE - Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektligjin për sistemin e pagesave, të hartuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me FMN. Projektligji bën një përcaktimit më të qartë të rregullave dhe procedurave për kryerjen e pagesave me instrumente që përdoren si mjete pagese, do të sjellin më shumë siguri për kreditë e dhëna nga bankat tregtare

Drejtore Juridike në Bankën e Shqipërisë Besjana Bufi tha se qëllimi i projektligjit është përcaktimi i rolit të BSH në fushën e rregullimit dhe të mbikëqyrjes së sistemit të pagesave në Shqipëri. Drafti , sipas Bufit, synon po ashtu të rregullojë ndarjen e kompetencave ndërmjet BSH-së dhe AMF-së, në lidhje me sistemet e klerimit dhe shlyerjes së titujve.

“Miratimi i këtij projektligji kërkon domosdoshmërisht një ndryshim edhe në projekligjin për barrat siguruese. Ideja është që projekligji për sistemin e pagesave përfshin edhe ekzekutimin e CASH it dhe të instrumentave financiare. Direktivat për kolateralin financiar parashikon që ekzekutimi i tyre të jetë i menjëhershëm,, që do të thotë nuk kërkohet ndërhyrja e një organi shtetëror."- tha Arben Malaj i PS-së.

Në terma ndërkombëtare është pranuar teza që bankat qendrore duhet të kenë një juridiksion të veçantë për infrastrukturën e shlyerjes së instrumenteve financiare. Sipas këtij modeli, BSH siguron një rregullim dhe mbikëqyrje gjithëpërfshirëse të urdhër-transfertës në cash dhe urdhër-transfertës së titullit, pjesë të një transaksioni financiar. Një përqasje e tillë kontribuon edhe në cilësinë e mirë të operacioneve të politikës monetare, ku kreditë jepen ndërmjet një sistemi pagesash në vlera të mëdha, ndërsa titujt e vënë si kolateral në favor të bankës vendosen në sistemin e shlyerjes së titujve.

(jk/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë