Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës, Braçe: Ligji për ndarjen e rajoneve zhvillon ekonominë, argumentet e presidentit politike

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit Ilir Meta për “Kthimin për rishqyrtim te ligjit nr. 102/2020 ““Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Ligji i miratuar nga parlamenti synon ndarjen e vendit në 4 rajone, por nuk bëhet fjalë për ndarje administrative por për ndarje zhvillimi, e cila ka për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit luftimin e papunësinë, garantimin e një modeli fleksibël të zhvillimit socio-ekonomik, ndalimin e shpopullimit të zonave rurale dhe ndalimin emigracionit.

I pranishëm për të relatuar në Komision, këshilltari ligjor i presidentit Bledar Dervishaj, ka argumentuar arsyet e kthimit të ligjit, u shpreh se ndërhyn në kompetencat e pushtetit vendor dhe anashkalon kushtetutën.

“Miratimi i ligjit ndërhyn në pushtetin vendor duke anashkaluar kushtetutën, është në kundërshtim me rendin demokratik dhe i panevojshëm, thellon krizën politike dhe kushtetuese në vend, kjo thellohet edhe më shumë porsa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Ligji nuk i është nënshtruar konsultimit publik, sipas informacioneve ligji është konsultua vetëm gjatë karantinës”, këshilltari ligjor i presidentit Bledar Dervishaj.

Por të gjitha këto argumente për Zëvendëskryeministrin Erion Braçe kanë prapavijë politike dhe nuk qëndrojnë.

“Argumentet e presidentit janë të pabaza, ligji është një instrument për zhvillimin e rajoneve që në vitin 2010 dhe nuk ka të bëjë me ndikimin e qeverisë mbi pushtetin vendor. Rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative. Ndarja administrative është gënjeshtra më e madhe e presidentit, dhe në konsultim kanë marrë pjesë të gjithë grupet e interesit përfshirë edhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Cili është qëllimi i akuzave? Ne kemi qëllim ti zhvillojmë dhe nuk ju marrim asnjë kompetencë atyre. Dëgjoja që po ndryshojnë zonat zgjedhore a mund të ma shpjegoni se ku janë këto zona. Si mund të njollosni këtë proces i mbështetur në përvojat e Bashkimit Evropian. Të sulmohet instrumenti për qëllime politike dhe partiake, ky ligj bën të pakënaqur edhe brenda qeverisë, e dijë edhe këtë. E kuptoj interesi është i madh, por nëpërmjet të Fondi i Zhvillimit të rajoneve janë përdorur 10.3 miliard lekë në arsim, është investuar në infrastrukturë. Prej investimit të Fondit është zhvilluar turizmi, këto janë sulmet e një axhende politike, dhe do ta çojë deri në fund. Nuk mund ta ndaloj presidenti politikën e qeverisë për të zhvilluar rajonet. Janë 120 kantieri të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, pse duhet ta ndalojmë ne këtë. Nëse presidenti ka një axhendë politike ta çojë rolin deri në fund, por pse duhet cenuar zhvillimi nga axhenda politike. Duhet t’ju japim mundësinë rajonet që të zhvillohen. Vendimet do ti marrin bashkitë dhe këshillat e qarqeve, çfarë problemi ka këtu, dhe kjo rregullohet me ligj”, pohon Braçe.

Kjo është një strategji e qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu, ligjit synon hapjen e tregjeve të reja, zgjerimin e bizneseve, zëvendësimin e importeve dhe rritjen e cilësisë së jetesës së shqiptarëve. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihen këto synime, por ligji nuk ka asnjë lidhje me ndarjen territoriale të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
PD del kundër ligjit për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone: Është kundër interesit të qytetarëve

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimi i qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin antikushtetues të rajoneve nuk i shërben interesit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çupi shkruan se vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili sipas saj përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone.

"Vendimi i qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin antikushtëtues të rajoneve nuk i shërben interesit të vendit. Vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone.

Projekti i Edi Ramës është kundër interesit publik. Nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria perqendron pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Ligje të tilla do të shfuqizohen me marrjen e drejtimit të qeverisjes nga Partia Demokratike.

Me një kryeministër normal si Lulzim Basha, qytetarët do të prekin shumë shpejt përfitimet e punës së tyre, do të marrin shërbim pranë qendrave të tyre, do të trajtohen si qytetarë europianë, me dinjitet dhe respekt nga shteti.

Vendimi i qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin antikushtëtues të rajoneve nuk i shërben interesit të vendit. Vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone.

Projekti i Edi Ramës është kundër interesit publik. Nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria perqendron pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Ligje të tilla do të shfuqizohen me marrjen e drejtimit të qeverisjes nga Partia Demokratike.

Me një kryeministër normal si Lulzim Basha, qytetarët do të prekin shumë shpejt përfitimet e punës së tyre, do të marrin shërbim pranë qendrave të tyre, do të trajtohen si qytetarë europianë, me dinjitet dhe respekt nga shteti", shkruan Çupi.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 10/09/2020 14:31

    Hahhaha po ti per interes publik po e ben....meqe ra llafi te e mira e pergjithshme e pe te nevojshme hapjen e kaziniose me ate vkmne tende....normal ngaqe jan rritur punesimi dhe rrogat ngado prandaj ti jepen pak veseve njerezit...yyyyyytttt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki