Debate në Komisionin e Ekonomisë për PPP-të/ Spaho: Anulojini, rritja ekonomike nuk ka prodhuar punësim

Komisioni i Ekonomisë është mbledhur këtë të hënë i drejtuar këtë herë nga Arben Ahmetaj, tanimë në detyrën e Kreut të komisionit Parlamentar të  Ekonomisë ku në fokus ka qenë tema e koncenisionive për kontratat e Partneritetit Publik Privat.  Në mbledhjen e ditës së sotme kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës të cilët kanë thyer bojkotin e ndërmarrë prej  një kohe të gjatë dhe i janë rikthyer komisioneve parlamentare.

Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate, të shumta mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës.  Gjatë diskutimeve pas raportimit që bëri Ministrja e re e Ekonomisë, Anila Denaj Kreu i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se qeveria është vendosur të mos heq dorë nga kontrata e  Partneritetit Publik Privat (PPP-së). Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka marrë fjalën e tij duke i konsideruar kontratat koncensionare të PPP-së korruptive, që sipas tij qeveria duhet tí anulojë sa më parë pasi nuk kanë prodhuar asgjë veç papunësi  tek shqiptarët dhe nivel të lartë emigracioni për shkak të mungesës së të ardhurave.

"Pavarësisht se rritja ekonomike është shënuar me 4.4% duhet thënë  se me realizime  konkrete se nuk është rritje ekonomike që ka prodhuar punësim.  Edhe pavarësisht kësaj rritjeje, megjithatë nuk u realizuara plani që parashikoi qeveria  për  2018 –ën. Mungon fondi i investimeve, në sektorët prioritar . Fakti që ka emigracion masiv, kjo e vërteton dhe pse nuk realizohen të ardhurat e shpenzimeve personale, të ardhurat e tatim fatimit etj.  Jemi me vendin  me nivelin më  të lartë të emigracionit . Sektorë të ndyshëm prioritar  nuk kanë marrë investimin e duhur,  treguesit  e rritjes ekonomike janë manipuluar. PPP ish-ministri Ahmetaj nuk i fuste në llogari Shqipëria është e para në listë sipas Davos, është e  rrezikuar dhe është në prag të krizës  ekonomike. 

Edmond Spaho, deputeti i PD-së

 Sakaq, gjatë mbledhjes së ditës Jorida Tabaku u shpreh viti 2018-të nuk ka sjellë asgjë të re , për përmirësimin e klimës së biznesit në vend pasi sipas saj ,  besimi i biznesit ka rënë, ndërsa procedurat për tenderat e koncesioneve dhe PPP bëhen pa garë dhe në mënyrë korruptive.

"Sipas raportit të Bankës Shqiptare besimi i biznesit ka rënë sipas BSH.  Krededitimi i biznesit ka rënë është shumë  më pak, se në vitin 2017. Koncenisonet PPP-së  janë shqetësim i drejtëpërdrejtë për borxhin publik.  A ka sot Ministri  të Financave për regjistrin e koncesioneve të detyrimeve kontratave koncenisionare PPP. Në harkun kohor të   11 muajve  nuk janë bër ëinvestime publike. Po raportimi  nga janar i vitit të 2018 -ës ka një rënie  të nivelit të investimeve publike . 99% është kostoja  e buxheti  të shtetit. Nuk kemi regjistër të plotë për kontratat. Procedurat për tenderat bëhen pa garë. Janë ulur shpenzimet për ish të përndjekurit. Kemi ngritur shqetësim  edhe për reformën territoriale.  Te gjitha të ardhurat e koncesioneve janë duke ndikuar për keq në treguesit ekonomik  .  Është ulur fondi për të përnjekurit politik, për  shtresën e të papunëve . Viti 2018 nuk solli asgjë të re për vitin 2018 ndërkohë që  kishim një rritje të bazës . Qeveria dështoi edhe në taksën e bizneseve, edhe në buxhetin e arsimit , nuk ak një përmirësim për fondin e akorduar, për të ulur mangësitë kjo nuk ndodhi. Në 3013 u tha që nuk do përdoreshin më dhe kjo nuk solli asnjë për buxhetin ekonomik përkundrazi.

Jorida Tabaku 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja