Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë, PS: Me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, BE do të dëshmojë unitetin europian

Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë, PS: Me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, BE do të dëshmojë unitetin europian

Parlamenti Evropian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime) të Raportit për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thotë se ka falenderuar hartuesen e këtij raporti, anëtaren e Parlamentit Europian Isabel Santos, për arritjen e një konsensusi kaq të gjerë në votimin në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Sipas Ballës, me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit.

Postimi i plotë:

Përshëndes miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime) të Raportit për Shqipërinë. Sapo kam falenderuar hartuesen e këtij raporti, anëtaren e Parlamentit Europian Isabel Santos, për arritjen e një konsensusi kaq të gjërë në votimin në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit.

Raporti vlerëson progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2021, eurodeputetët anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme vlerësojnë orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj integrimit evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.

Parlamenti Europian “shpreh keqardhje për dështimin e hapjes së negociatat të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; thekson solidaritetin dhe simpatinë e tij të plotë me qytetarët e vendeve dhe e konsideron këtë dështim që minon qëndrimin e publikut ndaj BE-së, një rrezik serioz për politikën e zgjerimit në tërësi, duke dëmtuar reputacionin e BE-së si një partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik”.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi, sipas raportit. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

Parlamenti Europian i kërkon “Këshillit të ruajë besueshmërinë e integrimit evropian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në të gjitha fushat themelore; u bën thirrje vendeve anëtare të dëshmojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t'i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/04/2022 01:01

    Deshira dhe shpresat jane te medha,po keshtu dhe puna qe kemi bere,por sa kohe Bullgaria ka veton ne dore,antaresimi ne BE eshte i pamundur.Gjithashtu me shqeteson fakti qe 4 kane votuar kunder.Kush jane keta dhe a na rrezikojne me ndonje veto te mundeshme??

    Përgjigju
  • Dangall: 22/04/2022 13:03

    Me kaq pune te mira dhe me sukseset qe kemi e meritojme te jemi ne BE fal kryeministrit tone

    Përgjigju
  • Blerina: 22/04/2022 12:55

    Me permiresimin qe ka pasur Shqiperia vitet e fundit kemi shprese qe shume pak na ndan nga hyrja ne BE

    Përgjigju
  • redi 10: 22/04/2022 12:49

    vetem me ju dhe qeverine tuaj kemi shpresa per keto negociata

    Përgjigju
  • Feruz: 22/04/2022 12:45

    Hapja e negociatave per antaresimin ne BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut eshte shume gje e mir per rajonin ,vecse duhet t presim qe vendet anetare te deshmojne angazhim te plote politik ne kete gje

    Përgjigju
  • Petrit: 22/04/2022 12:44

    Shqiperia e meriton plotesisht anetaresimin ne Be sepse jemi kthyer ne nje vend qe lufton per tu permiresuar dhe per te zgjidhur problematikat qe ka sjelle qeveria e Berishes

    Përgjigju
  • Qazimi: 22/04/2022 12:40

    Me keto rritme jam i sigurt qe shum shpejt do te jena ne BE

    Përgjigju
  • Xhoi: 22/04/2022 12:40

    Porta e Madhe Europiane është duke u hapur për shqiptarët. Suksese! ????????????????????????????????

    Përgjigju
  • Olti: 22/04/2022 12:37

    Me kaq pune te mira qe ka bere PS jam i sigurt qe nuk do jete e larget dita qe do hyjme ne BE sepse i keni dhene Shqiperise shume zhvillim me projektet e medha qe keni bere dhe do beni .

    Përgjigju
  • Leda: 22/04/2022 12:36

    Shqiperia e meriton me kohe antarsimin ne BE. Shpresoj qe edhe Europa ti hape syte dhebte realizohet sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse