TIRANE - Komisioni i Jashtëm do të marrë në shqyrtim rezolutën për çështjen çame. Relatorë do të jenë Fatbardh Kadilli, deputet i PD-së dhe Qemal Minxhozi deputet i PS-së.
Kryetari i komisionit të Jashtëm Fatos Beja u dha kohë relatorëve të bëjnë gati përgatitjet e nevojshme dhe do të punojnë mbi draftin e propozuar nga PDIU dhe kur të jenë gati do të nisë diskutimi në komision.
Rezoluta çame u dorëzua më 10 dhjetor dhe nismëtar ishin dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Ajo përbëhët nga 13 pika dhe ndër të tjera shprehet për shfuqizimin e ligjit grek të luftës, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940, akoma në fuqi, njohjen e së drejtës së riatdhesimit, njohjen e statusit të minoritetit etnik etj.
Gjatë mbledhjes, Arta Dade, deputetja e PS-së, ish ministre e Jashtme në qeverisjen socialiste, kërkoi të thirret ministri i Jashtëm Edmond Panariti në seancë dëgjimore për situatën në Luginën e Preshevës. Kërkesa është pranuar nga kryetari Fatos Beja.
IDRIZI: BINDJE ABSOLUTE SE DEPUTETET DO E VOTOJNE
Shpëtim Idrizi kreu i PDIU-së pas mbledhjes së Komisionit të Jashtëm shprehu bindjen se rezoluta do të votohet nga të gjithë deputetët. “Kam bindjen absolute që rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame do të votohet nga të gjithë deputetët prandaj i jemi adresuar në mënyrë nominale. “- tha Idrizi duke shtuar se rezoluta do të jetë në Parlament brenda javës.
Idrizi tha se teksti i rezolutës është mirëmenduar prej kohësh e hartuar me asistencë të huaj dhe e panegociueshme do të jetë heqja e ligjit të luftës. “Heqja e ligjit të luftës do të ndihmonte që të dy vendet të jenë të një fqinjësie të mirë. Rezoluta synon rikthimin e të drejtave të mohuar të shqiptarëve të Çamërisë dhe i adresohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë reciprocitetit dhe do ndihmojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
mos hapja e këtyre problemeve nuk i ka shërbyer fqinjësisë së mirë”- tha Idrizi.
JA REZOLUTA E PDIU-së MBI ZGJIDHJEN E ÇESHTJES ÇAME
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,
I orientuar përherë nga qëllimet e larta të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon;
Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë;
Duke mbështetur dhe inkurajuar rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë si dy vende fqinje dhe aleate në strukturat euroatlantike;
Duke shprehur mirënjohjen për luftën e përbashkët antifashiste të popullit shqiptar dhe popullit grek, e në veçanti të shqiptarëve çamë, themelues dhe të inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare Greke (ELAS) dhe në Ushtrinë Antifashiste Nacional Çlirimtare (UANÇ)
Nisur nga fakti se populli shqiptar, dhe asnjë shtet sovran shqiptar nuk e ka sulmuar popullin dhe shtetin grek gjatë Luftës së Dytë Botërore;
I bindur se edhe Populli Grek, Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Greqisë vlerësojnë lart marrdhëniet e mira ekzistuese midis dy vendeve tona, dhe nevojën për përmirësim të pandërprerë të tyre,që nënkuptondhe zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të mbetura pezull nga e kaluara e afërt;
I bindur se me vullnet të mirë të të dy palëve, ekzistojnëhapësirat e mundshme të negocimit dhe mund të gjenden instrumentat e nevojshëm për konsolidimin e mirëkuptimit nëpërmjet drejtësisë në zgjidhjen eçështjes çame, në interes thelbësor të të dy vendeve e popujve tanë;
Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
Duke marrë parasysh qëllimet dhe parimet e larta të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, të parimit të mosndëshkueshmërisë kolektive, si dhe të akteve ndërkombëtare më të rëndësishme në lidhje me to;
Duke marrë në konsideratë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në veçanti neneve 1.2.6, 9, 13, dhe 15; Rezolutën 4780 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi « “Spastrimin etnik” dhe urrejtjen raciale »; Nenin 1 të Protokollit shtesë nr. 1 të Konventës Evropiane për Liritë dhe të drejtat e njeriut ;
Mbështetur në ligjin 7839, të datës 30.06.1994, “Për shpalljen e datës 27 qershor në kalendarin kombëtar si dita përkujtimore e genocidit të shovinistëve grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë”, shpallur me dekretin e Presidentit nr.885, datë 12.7.1994.
Nën frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke (këtu e më poshtë Traktati i Miqësisë);
Duke vlerësuar sefryma e nenit 15 dhe gjithë teksti i Traktatit të Miqësisë, midis dy vendeve, fryma e akteve ndërkombëtare të lartcituara, imponojnë heqjen e pengesavepër restaurimin e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Greqisë nëpërmjet një kuadri ligjor adeguat për gjithë komunitetin e cënuar dhe jo nëpërmjet rrugëveindividuale gjyqësore,
1. Njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to si dhe frymën e Traktatit të miqësisë midis dy vendeve.
2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare.
3. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare,
4. Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e refugjatëve”, tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare, për mosdiskrimimin mbi bazë kombësie, race, feje, etj;
5. Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim;
6. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ata;
7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të përkujtojnëgratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke.
8. Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve, ish qytetarëve grekë, të vrarë gjatë genocidit grek;
9. Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet, historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore;
10. Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrisë së Arsimit dhe të shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologetë nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame;
11. Ngarkon Qeverinë shqiptare, që në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem;
12. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare.
13. I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqisëçështjen në instancat ndërkombëtare adeguate.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ja rezoluta qe i është dorëzuar parlamentit