Komisioni i Jashtëm miratoi sot marrëveshjen e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Spanjës e cila u firmos nga kryeministri Rama dhe homologu i tij spanjoll Castejon më 4 tetor të vitit të kaluar në Madrid.
Marrëveshja e cila përmban 5 nene i hap rrugën ekstradimit të ndërsjellë të të arrestuarve nga të dy vendet me qëllim ndjekjen e tyre penale dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave.
Sipas saj palët bien dakord se shtetësia nuk do të jetë pengesë për ekstradimin e shtetasve të tyre. Deputetët por edhe institucionet e drejtësisë si prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë shprehur parimisht dakord për këtë iniciativë, ndërsa këshilli i lartë i prokurorisë nuk ka dhënë mendim.
Në këtë marrëveshje parashikohet bashkëpunim mes ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë dhe asaj të Mbretërisë së Spanjës në zbatimin e saj.
Kjo marrëveshje do të aplikohet për vepra penale të kryera para dhe pas hyrjes në fuqi të saj, por nuk mund të aplikohet për kërkesat e ekstradimit të paraqitura para hyrjes në fuqi të saj.
Në nenin 5 të projektligjit parashikohet se marrëveshje mund të përfundojë brenda 6 muajve nëse njëra palë e kërkon përmes rrugë e diplomatike.
Qeveria sqaron se kjo marrëveshje nuk parashikon nevoja buxhetore shtesë. Çdo kosto e procedurës së ekstradimit do të përballohet brenda buxhetit të institucioneve të ngarkuara për zbatimin e saj.
SI.E./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptare, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris! Deri në 16 vjedhje në muaj, 300 mijë euro mall i grabitur (VIDEO)
20 Janar, 16:18
-
Spanjë/ Mafia shqiptare kontrollon kartelin ballkanik të kokainës, Gjykata lë në burg 7 shqiptarët, trafikuan me avionë dhe skafe 1,1 tonë drogë (FOTOT)
20 Janar, 15:43
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Florentino Perez rizgjidhet president i Real Madrid
19 Janar, 21:08
-
Spanjë/ Detajet e operacionit ‘Barona’, si u godit karteli i 7 shqiptarëve! U kapën 1,1 tonë kokainë, trafikantët fjetën tre javë në gomone në mes të detit (VIDEO)
19 Janar, 21:00
-
Incident në Spanjë, bie teleferiku në Astún, 30 të plagosur, 17 në gjendje të rëndë
18 Janar, 15:18
-
Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve
18 Janar, 14:05
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11