Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Rama kërcënoi SPAK! Manja: Kërkoi që një institucion i drejtësisë të bëjë punën, nuk është shkelje

 

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama si “dhunuesin” kryesor të drejtësisë, pasi sipas tij ka folur me tone kërcënuese ndaj SPAK, duke e “detyruar” të hetojnë kundërshtarët e tij politik.

Gjatë fjalës së tij ka kritikuar gjithashtu faktin që rekomandimet e bëra nuk janë plotësuar me përpikmëri nga prokuroritë, ndërsa shtoi se Manja nuk e ka monitoruar punën siç duhet.

“Një koment, ajo që ministri bëri nuk ishte një analizë për përmbushjen e rekomandimeve, por e paraqiti veten si prokuror, duke dhënë statistika dhe duke mbajtur mendim kritik. Një përfaqësues politik, duhet ta frenonte veten dhe të ruante pozicionin e tij politik. Ai duhet të përcjellë se cilat janë fenomenet kriminale që duhen luftuar dhe kur vjen pas 1 viti duket të shohë nëse ato janë “goditur”. Sipas jush sa prej rekomandimeve vjet janë realizuar, sa prej tyre nuk janë realizuar dhe nëse ju rezultojnë disa që nuk janë realizuar cila është arsyeja? E dini pres prokuroriritë nuk i kanë realizuar këto rekomandime?

Në faqe 2 të raportit thuhet se “reforma që qeveria ka marrë, ka objektiv final krijimin e një drejtësie të aftë për të garantuar barazinë, garancinë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut. Rekomandimet kanë qenë në këtë drejtimi. Marrjen e masave për garantimin e paanshmërisë dhe shmangies e çdo lloj influence, gjatë kryerjes së hetimit” Fjalë hyjnore, por sa të sinqerta mund të duken këto, në një kohë kur Rama në kongresin e PS , më 9 prill dhe asamblenë më 7 maj, me tone kërcënues dhe urdhërues, i kërkojë SPAK të hetonte kundërshtarët e tij politike. Bie ndesh me fjalës shumë të bukura që keni në raport.

Në faqen 6 të raportit thuhet se në 2021 këshilli i ministrave ka rekomanduar në pikën 6”ndjhekin me përparësi që ndjekim zgjedhjet e lira, duke kryer hetime të shpejta me profesionalizëm, në bashkëpunim me SPAK.” Në faqen 11 thuhet se referuar të dhënave të prokurorisë evidentohet se janë bërë 47 presime penale që prekin zgjedhjet e lira, 7 prej tyre

Zgjedhjet e 25 prillit u karakterizuan nga shkeljet, e për këto shkelej PD ka depozituar 180 kallëzime penale prej te cilave 150 në prokurori dhe 50 në SPAK, puna e tyre prokurorive ka qenë minimale në drejtim të hetimeve, nxjerrjes së autorëve para gjyqit. Vetëm 14.8% janë dërguar në gjyq.”, u shpreh ai.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se fakti që kryeministri ka kërkuar nga SPAK të bëjë punën, nuk është një ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ai shtoi se mazhoranca e ka provuar jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra se i qëndron “besnike” sistemit të ri të drejtësisë.

“Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, reforma në drejtësi këtë kishte si qëllim, garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe distancimin e saj nga politika. Ka periudha kur keni qeverisur ju, ka dallim dhe tani që po qeverisin me. Ka pasur një periudhë kohe, kur prokurorë rrinin në paradhoma te kryeministrit, presidentit dhe ministrat.  Ky ishte synimi, që çdo pushtet të bëjë detyrën që i ka ngarkuar ligji. Kur vijmë te pavarësia, duhet ta ndajmë me vendimmarrjen dhe performancën institucionale e organeve, nëse do të gjeni një rast kur unë dhe çdo përfaqësues i kësaj mazhorancë ka ndërhyrë në një hetim dhe ka kërkuar te hetohet ky ose ai...T’i kërkosh prokurorisë të japë përgjigjeje ç’bëhet me 4 çështje që i kam regjistruar si vepra penale këtu e 2 vjet, unë besoj se lidhet me përgjegjësitë e ekzekutivit. Unë e konsideroj një thirrje, një kërkesë për performancë. Të kërkosh që një institucion të bëjë detyrën nuk e konsideroj cenim të gjyqësorit. E kemi provuar me vepra dhe jo me fjalë që nuk ndërhymë!”, tha Manja.


Lajmi kryesor:

Ministri i Drejtësisë raporton tek 'Ligjet'/ Alibeaj: Rama kërcënoi SPAK! Përgjigjet Manja: Nuk ka ndërhyrë, i kërkoi të bëjë punën


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer