Komisioni i Ligjeve, Bylykbashi:Akti
normativ, atentat ndaj kushtetueses

Komisioni i Ligjeve, Bylykbashi:Akti<br />normativ, atentat ndaj kushtetueses
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka nisur sot punën për të miratuar kakendarin 3-javor të punimeve. Në këtë komision është e pranishme edhe opozita, pas tre javësh bojkoti. Nënkryetari i KOmisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, u ndal tek miratimi i aktit normativ, duke e quajtur atë një atentat ndaj kushtetueses.

“I rikthehemi komisionit pas votimit të aktit normativ. Akti ishte një atentat ndaj kushtetueses. Ky komisionin duhet t’i vinte fre miratimit të vervbër të aktit. Ne do vijojmë betejën në Gjykatën Kushtetuese. Do vijojmë rritjen e kontrollit parlamentar”, u shpreh Bylykbashi.

Ndërsa, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se “ky është opinioni juaj, por nuk është këtu vendi. Këtu jemi për të miratuar kalendarin trejavor”.

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve janë diskutuar dhe miratuar tre marrëveshjet e parashikuara. Ato janë: Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S.p.A. “Për financimin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ullinjve””; Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S.p.A., për programin “Fuqizimi i agjencisë së Zhvillimit Rural dhe Agrikulturës për disbursimin e granteve në agrikulturë””; dhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S.p.A. “Për projektin pilot për krijimin dhe testimin e sigurimeve të buta, me qëllim mbulimin e rreziqeve në agrikulturë”.

Sipas, zëvendës ministrit të Bujqësisë, Jani babi, të pranishën në komision “këto 3 marrëveshje, krijojnë mundësinë e thithjes së fondeve nga BE për Shqipërinë”.
Ndërkaq, nesër në Kimisonin e Ligjeve do të thirret në seancë dëgjimore, kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë