'Ligjet' diskutojnë platformën e Qeverisë për bashkëqeverisje, Xhafaj: ProjektLigji është i shkruar keq! Korreshi: Duket si çorape leshi e veshur në behar

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, PS dhe PD kanë debatuar për projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”. Ky projektligj është prezantuar nga ministrja e Shtetit për marrëdhënie me parlamentin Elisa Spiropali.

Spiropali e cilësoi këtë projektligj si një mekanizëm të fuqishëm demokratik në duar të qytetarëve. Ministrja tha se objektivi final i kësaj platforme është të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe përgjegjshmërinë e nëpunësve publikë ndaj qytetarëve dhe të gjitha subjekteve të së drejtës

"Ky projektligj nuk është vetëm derë që hapet pas çdo ankese dhe pas çdo kërkese të qytetareve, por edhe një derë ku mund të trokasë cilido që ka një mendim apo iniciativë në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Projektakti përbën një nismë për ri konceptimin dhe riorganizimin institucional te Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve, jo vetëm në procedurat administrative që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të drejtat dhe interesat e tyre vetjake, por edhe në proceset e tjera politikbërëse dhe vendimmarrëse”, u shpreh Spiropali.

I pari që ka shfaqur paqartësi në lidhje me këtë ligj ishte deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, i cili tha se ligji është i shkruar keq dhe nuk ka qartësinë e nevojshme.

“Ka qenë një hap i madh përpara në këto tetë vjet dhe kjo është një gjë pozitive. Por ligji nuk e ka qartësinë e nevojshme, por e komplikon. Projektligji në thelb ka qëllim të mirë dhe duhet mbështetur. Por ligji vetë shkon përtej, është i shkruar keq. Edhe relacioni është shumë i thatë, jo argumentues për qëllimet që ka pasur nisma vetë. Spiropali bëri një prezantim të mirë dhe sqaroi disa momente të rëndësishme. Por unë ende kam disa paqartësi dhe dua të shtroj disa pyetje. Relacioni flet për riorganizim të agjencisë. Cili është statusi aktual i agjencisë? Cilat janë disa nga arritjet dhe problematikat e konstatuara të kësaj strukture? Cilat janë arsyet pra që ndikojnë këto për ta ngritur në forcën e ligjit? Sa qytetarë i janë drejtuar kësaj agjencie në këto vite? Agjencia e sjell në këtë nuk arrijmë ta kuptojmë çfarë statusi dhe pozicioni ka në strukturën e administratës shtetërore. Ky hyn agjencia, është institucion varësie apo autonome? Nuk e kuptoj zonja ministre pse duhet të ketë flamur dhe stemë kjo agjenci. Mbrojtja e të dhënave si do të garantohet? A ka nevojë në këtë ligj apo duhet t’i referohemi ligjeve të tjera. Në cilin ligj nuk kuptoj cili është roli i sekretarit të përgjithshëm,” tha Xhafaj.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshin ironizoi këtë platformë duke thënë se i duket "si një çorape leshi e veshur në behar".

“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mije, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht? Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre", tha Korreshi

Në fund të mbledhjes, Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin “Për bashkëqeverisjen” me 12 vota pro, dhe 6 kundër.

"Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje" është një platformë e re që kryeministri Edi Rama ka vendosur ta ngre për të bashkëqeverisur me qytetarët. Kjo platformë do të kontrollojë gjithë administratën në bashkëpunim edhe me qytetarët. Në projektligj për këtë platformë, thuhet  se agjencia, në bashkëpunim me institucionin e administratës shtetërore, heton kryesisht të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha rrethanat e nevojshme për kontrollin e veprimtarisë administrative të institucionit të administratës shtetërore. Agjencia që do të kontrollojë administratën në bazë të ankesave të qytetarëve dhe heton shkeljet që mund të përkthehen në  gjoba ndaj funksionarëve publik.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
 Platforma për bashkëqeverisje, 'Ligjet' miratojnë në parim me 12 vota pro, 6 kundër

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për 'Agjencinë për dialog dhe bashkëqeverisje' me 12 vota pro dhe 6 kundër. Ky projektligj i prezantuar na ministrja e Shtetit Elisa Spiropali solli debate mes PS dhe PD në Komisionin e Ligjeve.   

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 19/10/2021 13:37

    Ky ishte lajmi i dites: Edi Rama, nje carape dimri e veshur ne behar! Flm zoti Korreshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja