Me përfundimin e kësaj rruge me gjatësi 43 kilometra, pritet që të shkurtohet në dy orë kohëzgjatja e udhëtimit nga Tirana në Korçë dhe anasjelltas. Ndërtimi i segmentit Qukës–Qafë Plloçë është planifikuar të realizohet përmes një investimi të përbashkët të qeverisë shqiptare, Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim.
Një pjesë e mirë e këtij investimi është mundësuar nga kredia 125 milionë dollarë, që qeveria shqiptare ka marrë nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit për Zhvillim. Pala shqiptare do të financojë kryesisht shpronësimet. Ky segment ka filluar prej disa vitesh, por ka avancuar shumë pak, para se të bllokohej krejtësisht për mungesë fondesh.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)