Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Tiranë- Ushtria shqiptare do të fuqizohet me 2100 forca rezerviste deri në vitin 2030.

Ky është synimi i projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë, që u miratua sot (26 Nëntor) në Komisionin e Ligjeve.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu sqaroi se përmes kësaj nisme synohet të rritet forca ushtarake në dispozicion si për misione jashtë vendit ashtu edhe për përballimin e fatkeqësive natyrore.

“Një arsye që na ka shtyrë për ta sjellë këtë projektligj në kuvend është edhe situata e sigurisë kohët e fundit. Sipas planit deri në 2030, të kemi 2100 rezervistë, nëse nuk kërkojnë kushtet më shumë. Është parashikuar edhe përfshirja e rezervistëve në misione jashtë vendit. Benefitet e kësaj nisme ka të bëjë me rritjen e burimeve njerëzore, ka kosto më efektive pasi rezervistët janë me kohë të pjesshme dhe me kosto të ulët në raport me ushtarakun me kohë të plotë. Po ashtu rritet gatishmëria e mbrojtjes dhe shumëfishon forcat për misione apo angazhime në rastet e fatkeqësive ”, tha Vëngu.

Për t’u bërë rezervistë të drejtën do ta kenë të gjithë shqiptarët e padënuar e po ashtu edhe ish-ushtarakët.

“Mund të angazhohen shtetas të padënuar, ish ushtarakë por edhe të tjerë që nuk kanë qenë ushtarak. Pranohen deri në 50 vjeç për rezervistë, 55 vjeç për nën oficer dhe 60 vjeç për oficer”, tha Vëngu.

Rezervistët do të merren edhe nga diaspora, ndërsa angazhimi do të jetë vullnetar dhe i paguar.

“Synojmë të kemi një program të dedikuar për rezervistët në diasporë. Kostoja do të jetë 1.6 miliardë lekë në vit, nëse marrin të mirëqenë që deri në 2030 do kemi 2100 rezervistë. Paga do të jetë sa paga mesatare e ushtarakëve, prej 46 mijë lekë të reja dite pa kosto të tjera”, tha Vëngu.

Kohëzgjatja e shërbimit rezervistë do të jetë nga 14-45 ditë në vit, por ky afat mund të zgjatet nëse rezervisti firmos kontratën për të marrë pjesë në misione ushtarake jashtë vendit. Kush do të bëhet pjesë e rezervës do të ketë kontratë shërbimi jo më pak se 2 vite me të drejtë rinovimi.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë

Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë