Komisioni i Ligjeve, PS- PD bashkojnë votat për projektligjin ‘Për informacionin e klasifikuar’! Debati Spiropali-Mediu: Pse përjashtohet kryetari i parlamentit?

PS dhe PD kanë bashkuar votat në Komisionin e Ligjeve, ku kanë votuar projektligjin ‘Për Informacionin e klasifikuar’. Në mbledhje nuk munguan diskutimet pasi ministrja Elisa Spiropali u shpreh se me ndryshimet e ligjit aktual, kryeministri dhe Presidenti përjashtohen nga procedurat e verifikimit të sigurisë dhe autorizohen që të kenë qasje në informacionet e klasifikuara.

“Risi është përjashtimi i procedurave të verifikimit të sigurisë për presidentin dhe kryeministrin që autorizohen që të kenë qasje në informacionet e klasifikuara e pajisen me certifikatën e sigurisë së personelit pa u kryer verifikimi i sigurisë si është në shumicën e vendeve”, tha Spiropali.

Për këtë pati përplasje me deputetin e opozitës, Fatmir Mediu i cili donte të dinte arsyen pse projektligji ka përjashtuar kryetarin e Parlamentit.

“Nga pikëpamja e hierarkisë së shtetit pas presidentit numri i dy është kryetari i Parlamentit, ne jemi republikë parlamentare. Pyetja është pse përjashtohet kryetari i parlamentit dhe përfshihet vetëm kryeministri dhe Presidenti?”, pyeti Mediu.

Ministrja i sqaroi se janë parashikuar të bëhen disa ndryshime për herë të parë për informacionin e klasifikuar në mënyrë që të përcaktohen shkeljet dhe të merren masa. Gjithashtu u shpreh se nuk parashikohet krijimi i një strukture të re por punonjësit e drejtorisë të trajtohen me shtesë mbi pagën.

 “Për herë të parë është parashikuar deklasifikimi i pjesshëm duke rregulluar mundësinë për të zbuluar në mënyrë të autorizuar informacionet që mund të ndahen nga informacioni që mund të deklasifikohet. Po ashtu, është përkufizuar koncepti pronësisë së huaj. Si formë kontrolli apo influencë kërcënuese për sigurinë e informacionit të klasifikuar për llogari dhe në interes të vendeve apo palëve jo mike. Për herë të parë janë përcaktuar shkeljet e sigurisë duke i ndarë në të rëndë e të lehta. Janë vendosur masa për subjektet që kryejnë shkeljet”, tha Spiropali.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK