TIRANË - Komisioni i Ligjeve do të përgatis një raport i cili do të iniciojë ngritjen e një komisioni hetimor për KLD. Ky komision hetimor do të administrojë të gjitha të dhënat që janë konstatuar në veprimtarinë e institucionit dhe do të dalë me një raport tjetër i cili do të kërkojë shkarkimin ose jo të dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Duke qenë se ndërmjet KLD-së dhe Komisionit të Ligjeve nuk ka një vendim lidhur me zhvillimin e një seance të posaçme me dy anëtarët e KLD-së, pritet që Komisioni i Ligjeve të dalë sot me një vendim lidhur me fillimin e hartimit të raportit në mënyrë që di depozitohet seancës plenare.
/Shqiptarja.com











