TIRANË,- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit për kuadrin institucional të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave për Europën Juglindore.
Objektivat e kësaj iniciative janë ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të menaxhimit të fatkeqësive, rritja e punës parandaluese dhe parapërgatitjeve nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit mes anëtarëve të saj, në funksion të zgjerimit të BE-së dhe procesit të integrimit euro-atlantik. /ATSH/
/Shqiptarja.com