TIRANË- Teksa komisioni i Ligjeve nisi diskutimin për dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Presidenti iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për të marrë parasysh fillimisht opinionin e Komisionit të Venecias.

Por kjo kërkesë e Ilir Metës nuk u mor në konsideratë nga Komisioni i Ligjeve i cili  me  15 vota kundër dhe 2 pro rrëzoi dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Argumentet e Ilir Metës nuk kanë bazë kushtetuese", tha Shameti.