Një ditë pasi Presidenti Meta parashtroi 8 pyetje për Koimsionin e Venecias, ai është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për të marrë parasysh opinionin tyre përpara se të votohen për ndryshimet zgjedhore.

Ndërkohë një thirrje tjetër për Parlamentin shqiptar ka ardhur dhe nga komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi i cili përmes një postimi në Tëitter shkruan se Shqipëria duhet të presë Venecian.

"I kënaqur që Rama pret opinionin e Venecias për ndryshimet kushtetuese. Do ishte e matur të pritej opinioni para se të rivotohej në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 202" - shkruan Varhelyi në Twitter.

Por kryeministri Rama duket i palëkundur në qëndrimin e tij teksa ka theksuar se Kodi zgjedhor do të votohet sa më shpejt në Kuvend.

Ndryshimet kushtetuese u kthyen në Kuvend nga Presidenti Meta dhe për Varhelyi, Kuvendi duhet ta marrë në konsideratë këshillën e tij.

Kërkesa e Presidentit Meta drejtuar Kuvendit