Komisioni i Medias/ Kreu i Shoqatës së botuesve: Jemi në nivelin e Afrikës së Jugut! Kumbaro: Leximi, emergjencë kombëtare

Komisioni i Medias/ Kreu i Shoqatës së botuesve: Jemi në nivelin e Afrikës së Jugut! Kumbaro: Leximi, emergjencë kombëtare

TIRANË- Kreu i Shoqatës së së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri ishte ditën e sotme në Komisionin e Medias për të folur për problemet e librit. Ai tha se disa nga problemet më kryesore të librit janë sistemi bibliotekar, marrëdhëniet me shkollën dhe e drejta e autorit. Ymeri tha se kanë mungesë të komunikimit me ministren e Arsimit Besa Shahini ndërsa u shpreh se shkollat për botuesit janë kthyer në bunkerë, për shkak se marrëdhëniet me ta janë shumë të vështira.

Gazetarja e Report Tv Valeria Dedaj raporton se ish-ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njëherazi anëtare e Komisionit të Medias tha se nevoja për lexim në Shqipëri është emergjencë kombëtare. Ajo tha se duhet ulur tatimi mbi botuesit. Ashtu si Ymeri, edhe Kumbaro tha se është i pavend neni që i detyron botuesit që të dorëzojnë në bibliotekë librin në bibliotekë.

Petrit Ymeri- Kemi kërkuar interpelancë me ministrinë e Arsimit, të Kulturës dhe të financave. Nuk më duket normale që ata nuk janë këtu. Problemet kryesore këtu janë në fushën e arsimit. Ne kemi probleme kryesore ne dy rrafshe, një është sistemi bibliotekar në Shqipëri, marrëdhëniet me shkollën dhe në pjesën e dytë kemi disa shqetësimeve në lidhje me të drejtën e autorit. “Rrjeti i bibliotekave në shkolla është shumë i dobët, shumë i varfër. Në fillim të viteve 2000 ka pas një aksion shumë të mirë. Më pas ka pas disa furnizime për vitet 2006 dhe 2010, e pas kësaj ska pas furnizime fare. Vitet e fundit janë ndjek 18 mln lekë dhe janë përdor vetëm 2 mln lekë nga 20 që ishin parashikuar. Vitet e fundit në buxhetin e shtetit është parashikuar nga 10 mln lekë, por nuk janë përdor. Prandaj takimin e duam me ministren e Arsimit, Besa Shahinin. Kemi pas takime, por asnjë rezultat. Kemi një mungesë komunikimi me ministrinë e arsimit. Marrëdhëniet me shkollat janë shumë të vështira, se për botuesit janë kthyer në bunkerë. Çështja e bibliotekave lokale është një problem më vete, kjo është në kompetencë te pushtetit lokal. Ne jemi të mendimit se administrata shtetërore mund te hyjë në bibliotekat e pushtetit lokal që janë shumë të varfra. 70-80 për qind e popullsisë nuk është në gjendje të blejë libra. Rrjeti i librarive është shumë i varfër, po mbyllen gjithnjë edhe më shpesh. Mungojnë politikat favorizuese. Sistemi fiskal ka qenë i luhatshëm ndaj librit, kemi pas rritje të tatimeve në 2012-2014 dhe në janar kemi pas ndryshime në TVSH-së, që ne e konsiderojmë si pozitiv, se funksionon si funksional dhe kundër evazionit fiskal. Nuk ka qenë pasqyruar 6 për qindëshi në TVSH, nuk e di si është rregulluar tani. Çështjen e fotokopjimeve masive që bëhen në universitet e kemi ngrit disa herë si problematikë. Kemi bërë disa propozime për përmirësime në sistemin fiskal.

1. Të ulet taksimi mbi krijimtarinë. Kjo kategori krijuesish që preken prej kësaj janë shtresa vulnerable. 2.Kemi propozuar edhe disa rregullime në ligjin për të drejtën e autorit dhe në statusin e të drejtës së autorit.

3. Po ashtu edhe një nen ne kodin e librit për në Bibliotekës Kombëtare, që nga pesë të bëhet në

Ne jemi në nivelin e Afrikës së Jugut dhe të Rusisë me pesë kopje. Kemi një problem që po zgjatet prej shumë vitesh, që është çështja e praktikave doganore me Kosovën, hyrja edhe dalja e librit”.

Anëtarja e Komisionit të Medies, deputetja Mirela Kumbaro: Tek ne nevoja për lexim është emergjencë kombëtare. Konstatimi i librarive te munguara është një konstatim i 30 viteve. Për këtë duhet të vendosen mekanizma financiarë nga Ministria e Financave dhe Arsimit, se po ja paguajmë shumë rëndë pasojat kësaj mungese. E gjej shumë të rëndë tatimin mbi 15 për qind tatimin mbi krijimtarinë. Bëhet fjalë për një vend që nuk ka. Ti taksosh krijuesit mbi 15 për qind që behet fjalë për një gjë shume të papërfillshme për buxhetin e shtetit. Jam kundër dhe do luftojmë për ta ulur, se bie tek kostoja e librit dhe bie mbi lexuesin. Kjo kërkon vetëm vullnet. Edhe për pikën që pesë kopje të një libri të dorëzohen në biblioteka e gjej të pa vend. Por prej një viti e gjysmë Ministria e Kulturës ka punuar për një projektligj te ri për librin, ne te cilën në atë draft që i ka kaluar dyert e linjës dhe ndodhet në derën e Financës. Është për TVSH-n zero. Ka mjaftueshëm hapësirë për ta ulur edhe për të ndikuar jo vetëm tek botuesit, por edhe tek lexuesit. Ky projekt ligj konfirmon dhe krijimin e Qendrës të Librit dhe Leximit, kjo ska marrë ende udhë. Pres që Ministria e Kulturës ta bëjë sa më real. Pasi ky institucion mund të ndërtojë një marrëdhënie më te posaçme me botuesit dhe shpërndarjen e librit.

Petrit Ymeri: Jemi për mbrojtjen e së drejtës se autorit, të krijuesve. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që të mbrojmë autorin, përkthyesin, instrumentistin etj,.Mbrojtja e autorit është detyrë e shoqatave profesionalistëve. Mbrohet nga ligji, jo nga strukturat shtetërore. Prandaj këmbëngulëm që drejtoria e të drejtave të autorit duhet të jetë veçmas nga ministria e Kulturës. Kemi një dëm shumë të madh që u është bërë brezave në disa dekada. Shqetësimi im është si do veprojmë? Ne kemi propozuar që të këtë një libër për BK dhe një për Bibliotekën e qytetit. Tirana nuk ka bibliotekë qyteti. S'kemi dëgjuar të flitet për këtë. Furnizimi i Bibliotekave të lagjeve është inegzistent. Furnizime publike që të deklarohen nuk bëhen në asnjë qytet. Të merr frika të marrësh një shkresë të ministrisë, se si është konceptuar edhe shkruar. Të gjitha këto janë pasojë e mosleximit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë