Deputetët e PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë tentuar të nxjerrin me dhunë nga mbledhja e komisonit të Medias, kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kishte shkuar për të raportuar për Teatrin Kombëtar. Albana Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar në komision, ndërsa sot, sipas saj, duhej të raportonte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila ishte gjithashtu e pranishme në mbledhje.

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi debatoi ashpër me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj që në nisje të mbledhjes. Vokshi ka kërkuar që në dëgjesën e sotme para Komisionit të ishte prezente ministrja Mirela Kumbaro, për të dhënë shpjegime lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Bashkë me të ka qenë edhe Veliaj. Pas kësaj, Vokshi ka thënë se Rama i dërgon të dy bashkë Kumbaron dhe Veliajn për të manipuluar. Në këtë çast komisioni është përfshirë nga replikat, ku në debat ka ndërhyrë deputetja socialiste Milva Ikonomi. Seanca është ndërprerë për pak minuta, dhe ka rifilluar më pas, por krahas debateve nuk munguan as incidentet. Deputetët e PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji tentuan të nxjerrin me dhunë kryebashkiakun Veliaj. Pas disa minutash tensioni, kryebashkiaku Veliaj u largua vetë nga mbledhja duke përcjellë një mesazh për demokratët se Teatri i ri do ndërtohet.  

Veliaj: Mos gënje, je kryetare dhe kryegënjeshtare. S'jemi te partia e 'Babales' këtu.

Vokshi: Të nxjerr dhe përjashta. Mbylle, mbylle, mbylle! 

Albana Vokshi: Ai nuk mund të bëjë propagandë për bashkinë këtu. 

Milva Ikonomi: E kanë ftuar deputetetët e tjerë të komisionit. 

Vokshi: Ndërpritet mbledhja e komisionit. 

Veliaj: S’më nxjerr dot jashtë, keni frikë

Milva Ikonomi: Mos e ndërprit mbledhjen e Komisionit. Jemi ne shumica. Se ndërpret dot ti mbledhjen. 

Veliaj: Dështove si aktore. 

Vokshi: Mbylle gojën, mbylle gojën. Oficerë ju lutem nxirreni jashtë kryetarin e bashkisë. 5 minuta ndërprerje. 

Ikonomi: Jo jo, e kemi thirrur ne. E ka thirrur mazhoranca në zbatim të rregullores. 

Vokshi: Nuk vazhdon mbledhja pa dalë Erion Veliaj. Mos e ço zërin, ule zërin Milva. 

Milva Ikonomi: Nuk bëhet mbledhja me interpretimet e tua. 

Vokshi: Ai se prish dot mbledhjen e komisionit. Se rrëmben dot mikrofonin për reklamë me bashkinë. 

(Forcat e sigurisë hyjnë në sallë, ndërpritet për 5 minuta seanca)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Pas largimit të Veliajt, deputetët e PD-së ‘sqarojnë’ të vetëm në Komision: Na provokuan, ishte e stisur

Pas largimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, nga seanca e komisionit të Medias, deputetët e PD-së të mbetur të vetëm në seancë kanë qëndruar të sqarojnë sipas tyre atë çfarë ndodhi.

Deputetët demokratë Ervin Salianji, Flamur  Noka dhe kryetarja Albana Vokshi, kanë thënë se përplasja ishte e planifikuar nga Veliaj dhe mazhoranca. 

Vokshi ka thënë se gjithçka ishte e stisur pasi Veliaj s’ishte i ftuar në sallë. 

Noka: Hajduti që iku vjen i paftuar.
 
Vokshi:
Ishte e qëllshme, sepse qeveria nuk do të përballet me pyetjet e opozitës.

Ora 11:11
Kaos tek Media/Veliaj largohet nga Komisioni: Teatri do ndërtohet 

Pas tensioneve, Erion Veliaj është larguar nga seanca e komisionit të Medias. Teksa largohej, Veliaj i ka siguruar demokratët se Teatri i ri do të ndërtohet. 



Noka: Jemi për qytetarët këtu, jo për oligarkët. Të kemi thirrur nesër për seancë. Dil. 

Vokshi: Kërkoj ndërhyrjen e Gramoz Ruçit. 

Veliaj: Nesër jam në Barcelonë për të marrë çmimin për sheshin Skënderbej.

Veliaj: Teatri do bëhet dhe do jetë Teatri më i bukur. Tirana do ndërtohet. Tirana do ndërtohet

Deputetët e PD-së: Dil jashtë, hajdut! Hajdut!

Pas Veliajt, nga Komisioni janë larguar dhe deputetët e PS-së.

Ora 11:00
VIDEO/ Salianji përplaset me deputetin socialist, i thyen mikrofonin Veliajt

Deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin e Medias është përplasur me deputetin socialist, Anduel Xhindi.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka raportuar gjatë ditës së sotme se Salianji i theu mikrofonin Veliajt në tentativë për ta nxjerrë jashtë nga Komisioni.

Gjatë sherrit, Salianji u shty edhe me punonjësit e Gardës. Mësohet se Salianji dhe Xhindi paralajmëruan njëri-tjetrin me fjalët “Ke për t’a parë, takohemi aty jashtë”.

Ndërhyrja e deputetëve demokratë bëri që tonet të qetësoheshin dhe dy deputetët të qëndronin të distancuar nga njëri-tjetri.



Ora 10:51
Flamur Noka kërkon të nxjerrë me dhunë Erion Veliajn nga komisioni/VIDEO

Deputeti demokrat Flamur Noka, ka tentuar të qëllojë brenda seancës kryebashkiakun Erion Veliaj. Noka është ngritur në këmbë dhe është përplasur me punonjësit e Gardës.



Debati: 

Veliaj: Sa më shumë i shatë lodrat, aq më bukur dolën lodrat

Noka: O Hajdut, o zogu i Tiranës, hajdut, hajdut, hajdut

(Flamur Noka çohet të qëllojë Erion Veliajn dhe ta nxjerrë jashtë.)