Deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin e Medias është përplasur me deputetin socialist, Anduel Xhindi.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka raportuar gjatë ditës së sotme se Salianji i theu mikrofonin Veliajt në tentativë për ta nxjerrë jashtë nga Komisioni.
Gjatë sherrit, Salianji u shty edhe me punonjësit e Gardës. Mësohet se Salianji dhe Xhindi paralajmëruan njëri-tjetrin me fjalët “Ke për t’a parë, takohemi aty jashtë”.
Ndërhyrja e deputetëve demokratë bëri që tonet të qetësoheshin dhe dy deputetët të qëndronin të distancuar nga njëri-tjetri.
Lajmi kryesor:
Noka dhe Salianji i sulen Veliajt, tentojnë ta nxjerrin me dhunë nga 'Media' (VIDEO)
