TIRANA - Komisioni i medias ka miratuar me votat e maxhorancës dhe me votën kundër të opozitës projektrezolutën e AMA për vitin 2014.

Gjatë kësaj mbledhje nënkryetari i komisionit Alfred Peza tha se ky institucion nuk i përmbushi të gjitha detyrimet që kishte gjatë këtij viti për shkak të vakancave në këtë institucion që u reflektua edhe në pamundësinë e realizmit të projektit për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike.

Ky raport u kundërshtua nga demokratët në komisionin, ku sipas deputetit Luçiano Boçi AMA ka një drejtues jolegjitim, dhe shqetësimi për procedurën antiligjore të ndjekur nga kuvendi është përcjelle deri në këshillin e Evropës.

Demokratët mendojnë se kalimi nga transmetimet analoge në ato numerike nuk u mundësuar për shkaqe klienteliste.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)